Për hapjen e njësisë kryesore me emërtimin Fakulteti Ekonomik, të Universitetit Privat “Albanian University”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për krijimin e Fakultetit Ekonomik, të Universitetit Privat “Albanian University”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
• Struktura e re e kërkuar nga Universiteti Privat “Albanian University”, përbëhet nga:
1. Fakulteti Ekonomik:
a. Departamenti i Administrim Biznesit
b. Departamenti i Financë - Bankë
c. Departamenti i Marketingut
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti Ekonomik, Universiteti Privat “Albanian University”.
të hapet
Zj. Anila Hoda dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.