VENDIM
Nr. 30, datë 27.03.2015
MBI
HAPJEN E PROGRAMIT TË INTEGRUAR TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË MASTER I SHKENCAVE NË “ARKITEKTURË”, TË UNIVERSITETI KATOLIK “ZOJA E KËSHILLIT TË MIRË” NË BASHKËPUNIM ME UNIVERSITETIN E STUDIMEVE TË FIRENCES, ITALI
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të programit të studimit me elementët:
a) Emërtimi i programit: Master i Shkencave në “Arkitekturë”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Institucioni që e ofron: Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” në bashkëpunim me Universiteti i Studimeve të Firences, Itali
d) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave të Aplikuara, UNIZKM dhe Departamenti i Arkitekturës, së Universiteti i Studimeve të Firences, Itali
e) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 5 vite / 10 semestra
f) Kredite (ECTS): 300 ECTS
g) Forma e studimi: me kohë të plotë
h) Gjuha e studimeve: Italisht
i) Diploma që lëshohet: Diplomë e dyfishtë e Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Firences, Itali
j) Numri i studentëve të parashikuar për vit akademik: të paktën 30 studentë
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i përbashkët i studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë”që përfundon me diplomë të dyfishtë lëshuar përkatësisht nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Firences, Itali, i përmbush standardet akademike të cilësisë dhe kërkesat ligjore përkatëse. Për këtë arsye KA jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që programi i përbashkët i studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë” që përfundon me diplomë të dyfishtë lëshuar përkatësisht nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe Universiteti i Studimeve të Firences, Itali, me elementët e mësipërm të hapet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË