KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 304, datë 13.01.2012
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. NDËRTIMTARI DHE INFRASTRUKTURË
2. JURIDIK
3. KOMUNIKIM, MULTIMEDIA DHE GAZETARI
4. ARKITEKTURË DHE PLANIFIKIM HAPËSINOR
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. NDËRTIMTARI DHE INFRASTRUKTURË
2. SHKENCA KOMPJUTERIKE DHE INXHINIERI
3. SISTEMET E INFORMACIONIT
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit, Bachelor dhe Master i Shkencave, të kërkuar nga Institucioni Privat i Arsimit të Lartë “Universiteti për Biznes dhe Teknologji”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelornë “Ndërtimtari dhe Infrastrukturë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
§ Mungojnë të dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§ Mungon dokumentimi i bashkëpunimeve me kontrata apo marrëveshje.
§ Mungon plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§ Shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve është jo e plotë për t’u përshtatur me këtë program studimi.
§ Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§ Mungon ngarkesa mësimore në auditor e ndarë sipas formave të mësimdhënies.
§ Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë të plotë me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura nuk paraqitet e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse).
§ MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§ Mungojnëkritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§ Mungojnëtë dhëna për pajisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelornë “Juridik”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
- Të përputhet kohëzgjatja e programit të studimit, sipas ligjit për arsimin e lartë, i cili parashikon ciklin e parë të studimit me 3 vite akademike.
- Të përcaktohet qartë tregu potencial i punës, si dhe tregu real.
- Të paraqiten marrëveshjet e deklaruara me institucionet ndërkombëtare dhe kombëtare (Kosovë).
- Të paraqitet plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul dhe të ndarë sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë/modul (jo në përqindje).
- Të përshtatet numri i lëndëve/moduleve sipas Udhëzimeve të MASh.
- Të paraqiten të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§ Të paraqiten CV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
- Të paraqiten të dhëna në lidhje me personelin ndihmës mësimor shkencor dhe administrativë.
- Të paraqiten të dhëna për pajisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.
Kushtet:
§ Të përcaktohet qartë forma e studimit për këtë program.
§ Të rregullohen mospërputhjet midis planit mësimor të paraqitur dhe tabelës përmbledhëse të lëndëve obligative/me zgjedhje.
§ Të saktësohen objektivat e programit të studimit.
§ Të paraqiten CV e personelit akademik të angazhuar në këtë program studimi.
§ Të plotësohen syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Format e vlerësimit; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§ Të plotësohen syllabuset e lëndëve me literaturë bashkëkohore.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelornë “Arkitekturë dhe Planifikim hapësinor”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
§ Nuk përcaktohet qartë forma e studimit.
§ Mungojnë informacione apo ndonjë studim real i tregut nga IAL në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§ Të dhënat për lëndët, pedagogun, orët e leksioneve, seminareve/ushtrimeve, orët jashtë auditorit, kreditet etj sipas viteve të studimit duke bërë dhe totalet e orëve dhe krediteve në fund të çdo viti janë të paplota.
§ Syllabuset e lëndëve/moduleve me të gjithë elementet përbërës të një syllabusi sipas udhëzimeve përkatëse dhe praktikave më të mira të njohura në botë janë të paplotë.
§ MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§ Mungon një informacion mbi personelin për instruktimin, udhëheqjen dhe mbikëqyerjen e studentëve në praktika profesionale dhe mbi garantueshmërinë e mjediseve të mjaftueshme të IAL për zhvillimin e praktikave profesionale, nga vetë ajo apo në bashkëpunim me institucione të tjera.
§ Mungojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§ Mungon informacioni mbi përshtatshmërinë e auditorëve, klasave dhe mjediseve të tjera në realizimin e programit të studimit.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencavenë “Ndërtimtari dhe Infrastrukturë”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
§ Mungojnëtë dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§ Mungojnëbashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§ Mungojnë plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§ Shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve është e paplotë t’u përshtatur me këtë program studimi.
§ Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§ Mungon ngarkesa mësimore në auditor e ndarë sipas formave të mësimdhënies.
§ Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë paraqitur me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§ MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§ Mungojnëkritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§ Mungojnëtë dhëna për paisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencavenë “Shkenca kompjuterike dhe Inxhinieri”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
§ Mungojnëtë dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§ Mungojnëbashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§ Mungon plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor e ndarë sipas veprimtarive formuese dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§ Shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve për tu përshtatur me këtë program studimi është e paplotë.
§ Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§ Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë paraqitur me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§ MungojnëCV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§ Mungojnëkritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§ Mungojnëtë dhëna për pajisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencavenë “Sistemet e informacionit”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtme:
§ Mungojnëtë dhëna për një studim real tregu të punës në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
§ Mungojnëbashkëpunimet me kontrata apo marrëveshje.
§ Mungon plani mësimor me ngarkesën mësimore në auditor e ndarë sipas veprimtarive formuese dhe jashtë auditorit për secilën lëndë/modul.
§ Mungon shpërndarja e ECTS-ve sipas disa lëndëve/moduleve për t’u përshtatur me këtë program studimi.
§ Mungojnë të dhëna për ndarjen e lëndëve/moduleve sipas veprimtarive formuese nga A në F.
§ Syllabuset e lëndëve/moduleve nuk janë paraqitur me të gjithë elementët e tyre përbërës (p.sh emri dhe kualifikimi i pedagogut që do të zhvillojë lëndë; ngarkesa në orë në auditor/jashtë auditorit dhe ECTS; Literatura e ndarë në literaturë të detyruar dhe ndihmëse, etj).
§ Mungojnë CV e personelit akademik që do të angazhohen në këtë program studimi.
§ Mungojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e studentëve.
§ Mungojnë të dhëna për paisjet dhe mjediset e përshtatshme mësimore që Institucioni vë në dispozicion të studentëve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor nëNdërtimtari dhe Infrastrukturë
të mos hapet
Programi i Studimit: Bachelor nëArkitekturë dhe Planifikim hapësinor
të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave nëNdërtimtari dhe Infrastrukturë
të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave nëShkenca kompjuterike dhe Inxhinieri
të mos hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave nëSistemet e informacionit
të mos hapet
Institucioni aplikues “Universiteti për Biznes dhe Teknologji”, për programet e studimit: Bachelornë “Juridik” dhe Bachelornë “Komunikim, Multimedia dhe Gazetari”, pasi të jenë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Zj. Anila Hoda dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.