VENDIM
Nr. 31, datë 27.03.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT JOUNIVERSITAR PROFESIONAL, PAS ARSIMIT TË MESËM, QË PËRFUNDON ME DIPLOMË PROFESIONALE NË “EFICENCE ENERGJITIKE”, TË UNIVERSITETI POLIS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për Arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, nëraportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe nëdokumentacionin mbështetës, për programine studimit, jouniversitar profesional, pas arsimit të mesëm, që përfundon me Diplomë Profesionalenë “Efiçencë Energjitike” me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit: Diplomë Profesionale në “Efiçencë Energjitike”
b) Cikli i studimit: Cikli jouniversitar
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 315, datë 21.07.2014
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Polis
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Planifikimit, Mjedisit dhe Menaxhimit Urban
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 2 vite akademike
g) Kredite (ECTS): 120 Kredite
h) Forma e studimi: Me kohë të plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip
j) Organizimi i programit të studimit: Hartuar dhe konceptuar në kuadër të Projektit Tempus Nr. 543782-tempus-1-2013-1-AL-Tempus-JPCR: "Zhvillimi dhe përshtatja e programeve profesionale në Efiçencë energjitike, në Ballkanin Perëndimor"
k) Statusi i diplomës: nga vetë institucioni
l) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 5
VENDOSI
1. Programi i studimit jouniversitar profesional, pas arsimit të mesëm, që përfundon me Diplomë Profesionale në “Efiçencë Energjitike” i përmbush plotësisht standardet për akreditimin e programit të studimit tëciklit jouniversitar dhe kërkesat ligjore akademike. 2. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit jouniversitar profesional, pas arsimit të mesëm, që përfundon me Diplomë Profesionale në“Efiçencë Energjitike”, me elementët e mësipërm, të akreditohet.
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË