Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 31 datë 28.07.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 31 datë 28.07.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Diplomë e Nivelit të Parë (DNP) në:
1. ADMINISTRIM DHE POLITIKË SOCIALE
2. BIOTEKNOLOGJI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në: “Administrim dhe Politikë Sociale”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave Sociale dhe “Bioteknologji” të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e
kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në Administrim dhe Politikë Sociale, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimin që të rishikohet ngarkesa në ECTS për grupin e lendëve me zgjedhje në përputhje me Udhëzimin e MASH.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Parë në Bioteknologji, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me sugjerimet që:
- Viti i parë i këtij programi studimi të jetë i njëjtë me vitin e Parë të Programit të studimit DNP në Biologji.
- Të shikohet mundësia e futjes të modulit (Praktikë në Bioteknologji) duke lehtësuar kurikulën nga orët e seminarit.
- Të rritet ngarkesa në ECTS për mikrotezën (jo më pak se 6 ECTS)
- Të mundësohet futja e moduleve që aftësojnë studentët në teknikat e komunikimit dhe prezantimit.
- Lëndët Biostatistikë, Bioinformatikë dhe Biofizikë të kenë peshë më të madhe në kurrikul.
- Të rishikohet moduli i Fizikës.
- Të shikohet struktura dhe përmbajtja e moduleve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Administrim dhe Politikë Sociale”, të hapet.
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Parë në “Bioteknologji”, të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT