Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 310, datë 16.03.2012 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 310, datë 16.03.2012


Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë qëpërfundon me Master Profesional(MP) në:
1.   TEKNOLOGJI INFORMACIONI
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë qëpërfundon me Master iShkencave (M.Sc.) në:
1.   TEKNOLOGJI INFORMACIONI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për Programet e Reja të Studimit “Master Profesional në Teknologji Informacioni” dhe “Master i Shkencave në Teknologji Informacioni”, të kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master Profesional në “Teknologji Informacioni”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:
§  Të plotësohet plani mësimor duke vendosur dhe ndarjen e krediteve brenda lëndëve si dhe të shtohen orët dhe kreditet për detyrat dhe projektet.
§  Të unifikohet forma e syllabuseve për të gjithë lëndët dhe të bëhen korigjime e saktësime.
§  Të unifikohen format e detyrimeve për studentët, si psh. Pjesëmarrja në leksione, seminare, laboratore.
§  Të pasurohet dhe të përditësohet literatura pasi është e vjetër dhe e paplotësuar me vitin e botimit.
§  Të plotësohen të dhënat për praktikën profesionale me firmën e Rektorit.

2.   Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Shkencave në “Teknologji Informacioni”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:

Kushtet:
§  Të plotësohet plani mësimor duke vendosur dhe ndarjen e krediteve brenda lëndëve si dhe të shtohen orët dhe kreditet për detyrat dhe projektet.
§  Të unifikohen format e detyrimeve për studentët, si psh. Pjesëmarrja në leksione, seminare, laboratore.
§  Të pasurohet dhe të përditësohet literatura pasi është e vjetër dhe e paplotësuar me vitin e botimit.
§  Të saktësohen të dhënat për kualifikimin e personelit akademik për të ofruar në mënyrë cilësore modulin/lëndën.
§  Të plotësohen të dhënat për praktikën profesionale me firmën e Rektorit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Institucioni aplikues FakultetiiShkencave të Natyrës, UniversitetiiTiranës, për programet e studimit: “Master ProfesionalnëTeknologjiInformacioni” dhe “Master iShkencavenëTeknologjiInformacioni”, pasitë ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.

KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                            Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI                Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                  Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                    Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                  Anëtar                   __________________________
Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.