Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. LABORANT MJEKËSOR
2. FIZIOTERAPI
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. INFERMIERISTIKË KLINIKE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MENAXHIM DHE VEPRIMTARI SHËNDETËSORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit, Bachelor, Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Laborant Mjekësor”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqitet një studim real i tregut dhe synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar.
Të paraqiten bashkëpunime me institucione të tjera.
Të sillen CV e personelit akademik.
Të paraqiten kontratat e bashkëpunimet me institucione të tjera.
Të paraqiten të dhëna për ambjentet që institucioni vendos në dispozicion të studentëve.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Fizioterapi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqiten bashkëpunime me institucione të tjera.
Të sillen CV e personelit akademik.
Të paraqiten kontratat e bashkëpunimet me institucione të tjera.
Të paraqiten të dhëna për ambjentet që institucioni vendos në dispozicion të studentëve.
Të plotësohet informacioni për pedagogët dhe strukturat ndihmëse në staf apo infrastrukturë, me qellim që të bëhet një vlerësim i plotë i të gjithë komponentëve: kurrikul, staf akademik, infrastrukturë dhe staf ndihmës.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Infermieristikë Klinike”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësimin përfundimtar:
Kushtet:
Të paraqiten objektivat kryesorë në fushën e infermieristikës klinike dhe pjesë specifike e cila do të bënte të mundur diferencimin e një diplome Master Profesional i cili në parim ka dhënien e njohurive jo më të përgjithshme por specifike për fusha specifike mjekësore.
Të përshtaten lëndët/modulet duke mos u përsëritur me lëndët/modulet e diplomës bachelor
Të përshtaten lëndët/modulet me formimin që duhet të kenë këta specialist dhe të jenë për drejtime më specifike ku infermierët do mund të punojnë.
Të përshtaten lëndët/modulet në mënyrë të tillë që përveç informacionit që ato tejçojnë ti bëjnë studentët të aftë për të bërë kërkime dhe shfletojnë edhe literaturën bashkëkohore.
Të sillen CV e personelit akademik.
Të paraqiten kontratat e bashkëpunimet me institucione të tjera.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim dhe Veprimtari shëndetësore”, nuk përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Negativ, me argumentet e mëposhtëm:
Mungojnë të dhënat për përgjegjësin e programit të studimit.
Nuk është paraqitur pedagogu i lëndës “E Drejta e punës”.
Nuk përputhet ngarkesa në ECTS/orë mësimore të paraqitur në syllabuse me ngarkesën e paraqitur në planin mësimor.
Pedagogët kanë një ngarkesë të lartë duke mbuluar shumë lëndë mësimore.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim dhe Veprimtari shëndetësore
të mos hapet
Institucioni aplikues, Shkolla e Lartë Universitare Private “Medikadent”, për programet e studimit: Bachelor në “Laborant Mjekësor”, Bachelor në “Fizioterapi” dhe Master Profesional në “Infermieristikë Klinike”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për secilin program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programeve të mësipërme.
Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.