Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 321, datë 16.03.2012 - SHLUP “ILLYRIA”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 321, datë 16.03.2012

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   E DREJTË CIVILE, me profile:
a.    E drejtë familjare
b.    E drejtë kontraktore
c.    E drejtë tregtare
2.   E DREJTË PUBLIKE, me profile:
a.    E drejtë administrative
b.    Organizimi dhe funksionim shteti
3.   E DREJTË PENALE, me profile:
a.    Krimet kundër pasurisë
b.    Krimet kundër shëndetit

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 153 datë 18.02.2011, të Programeve të reja të studimit Master i Shkencave në “E Drejtë Civile” me 3 profile, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike” me 2 profile dhe Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” me 2 profile, të kërkuar nga SHLUP “ILLYRIA”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Civile, me profile: E Drejtë familjare; E Drejtë kontraktore; E Drejtë tregtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të shikohet mundësia e rritjes së notës mesatare për pranimin e studentëve.
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Publike, me profile: E Drejtë administrative; Organizimi dhe funksionim shteti”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të shikohet mundësia e rritjes së notës mesatare për pranimin e studentëve.
3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale, me profile: Krimet kundër pasurisë; Krimet kundër shëndetit”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: Të shikohet mundësia e rritjes së notës mesatare për pranimin e studentëve.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në E Drejtë Civile, me profile:
a.    E Drejtë familjare
b.    E Drejtë kontraktore
c.    E Drejtë tregtare
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në E Drejtë Publike, me profile:
a.    E Drejtë administrative
b.    Organizimi dhe funksionim shteti
                                                          të hapet


Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në E Drejtë Penale, me profile:
a.    Krimet kundër pasurisë
b.    Krimet kundër shëndetit
                                                          të hapet

KËSHILLI i AKREDITIMIT

Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                            Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI                Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                            Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                    Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                             Anëtar                   __________________________

Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.