Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 324, datë 16.03.2012 - Akademia e Ndërtimit e Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 324, datë 16.03.2012

Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1.   INXHINIERI STRUKTURORE
2.   INXHINIERI SIZMIKE

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 245, datë 16.09.2011, të Programeve të reja të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Strukturore” dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Sizmike”, të kërkuar nga “Akademia e Ndërtimit e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Strukturore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Inxhinieri Sizmike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Inxhinieri Strukturore
                                                          të hapet
Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Inxhinieri Sizmike
                                                         të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT

Bardhyl MUSAI              Kryetar        __________________________
Anila HODA                   Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ                Anëtar                   __________________________
Emil LAMANI                 Anëtar                   __________________________
Vladimir NIKA               Anëtar                   __________________________
Shyqyri LLACI               Anëtar                   __________________________
Edlira LATE                   Anëtar                   __________________________
Ilir BOZGO                    Anëtar                   __________________________
Qamil DIKA                   Anëtar                   __________________________
Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.