Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 325, datë 16.03.2012, Shkolla e Lartë Private “Kristal”

Për korigjimin e emërtimit të Programit të Studimit të Ciklit të Parë Bachelor (B.Sc.) nga “Administrim Biznesi” në “Menaxhim Biznesi”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi kërkesën e Shkollës së Lartë Private “Kristal”, të ardhur në APAAL me datë 17.02.2012, “Për korigjimin e emërtimit të programit “Administrim Biznesi” në “Menaxhim Biznesi”, të argumentuar si më poshtë:

 Me VKM Nr. 761, datë 06.12.2005 është hapur programi i studimit “Bc Menaxhim Biznes”.
 Më datë 05.01.2009, ka ardhur kërkesa nga Shkolla e Lartë Private “Kristal” për të filluar procesin e akreditimin të programit të studimit “Bsc Administrim Biznesi”.
 Me VKA Nr. 51, datë 09.11.2009, Këshilli i Akreditimit, jep vendimin Akreditim me Kusht për programin e studimit “Bsc në Administrim Biznesi”.
 Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkenës, Nr. 395, datë 26.11.2009, programi studimit “Bsc në Administrim Biznesi”, akreditohet me kusht, sipas rekomandimeve të lëna në VKA Nr. 51, datë 09.11.2009.
 Me VKA Nr. 158, datë 26.03.2011, Këshilli i Akreditimit, jep vendimin për plotësimin e kushteve të programit të studimit “Bsc në Administrim Biznesi”.
 Me Urdhër të Ministrit të Arsimit dhe Shkenës, Nr. 186, datë 25.04.2011, akreditohet programi i studimit “Bsc në Administrim Biznesi”.


Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Emërtimi i programit të studimit të akredituar me VKA Nr. 158, datë 26.03.2011, të ndryshohet nga “Administrim Biznesi” në “Menaxhim Biznesi”.


Z. Vladimir Nika nuk ishte i pranishëm në mbledhje.