KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr.326, datë 30.05.2012
Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Private “EPOKA”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Private “EPOKA”, të kërkuar me shkresë Nr. 3092/1 Prot, date 23.05.2012 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:
Shkolla e Lartë Private “EPOKA”, përbëhet nga 2 Fakultete: Fakulteti Arkitekturës dhe Inxhinierisë; Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative, me strukturë të plotë organizative me nga 3 njësi bazë secili dhe 1 Qendre Kërkimore. Në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë ka 36 personel akademik me kohë të plotë, në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative ka 36 personel akademik me kohë të plotë dhe jo më pak se 3 anëtarë të çdo njësie bazë janë me grada dhe tituj. Shkolla e Lartë Private “EPOKA” ofron programe të licencuara dhe të akredituara në të tre ciklet e studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Private “EPOKA” në Universiteti EPOKA.
KËSHILLI i AKREDITIMIT
Bardhyl MUSAI Kryetar __________________________
Anila HODA Nën/Kryetar__________________________
Gëzim HADAJ Anëtar __________________________
Emil LAMANI Anëtar __________________________
Vladimir NIKA Anëtar __________________________
Shyqyri LLACI Anëtar __________________________
Edlira LATE Anëtar __________________________
Ilir BOZGO Anëtar __________________________
Qamil DIKA Anëtar __________________________
Zj. Anila Hoda nuk ishte e pranishme në mbledhje.