Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 328, datë 08.06.2012, Universiteti EPOKA

Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:
1. SHKENCA POLITIKE DHE MARRËDHËNIE NDËRKOMBËTARE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit, Doktoraturë, të kërkuara nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
 Të zgjerohet bashkëpunimi me universitete perëndimore.
 Të ketë informacion paraprak për temat e doktorantëve ose së paku fushat e studimit.
 Të jepet informacion për mobilitetin e studentëve.
 Të paraqiten të dhëna për metodolgjinë që do të përdoret si në lëndët teorike edhe në atë të kërkimit shkencor.
 Të përditësohen të gjithë këto kritere me qëllim që të sigurohet një informim bindës paraprak se, cila është pritshmëria si vlerë e shtuar në shkencën shqiptare apo në atë globale për problematikën në fjalë.
 Të paraqiten të dhëna për Këshillin e Profesorëve.
 Të shikohet mundësia për të zëvendësuar lëndën “Metodat e kërkimit”, pasi kjo lëndë zhvillohet në ciklet e tjera të studimeve.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Doktoraturë në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare
të hapet


Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.