Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 33, datë 27.03.2015

VENDIM
Nr. 33, datë 27.03.2015
PËR NJË SHTESË NË VKA NR. 23, DATË 31.01.2015
“PËR RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI”

Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të riorganizimit institucional me elementët:
a)    Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”
b)    Fakultetet: Fakultetit Ekonomik dhe Fakulteti Juridik
c)    Departamentet:
i.    Fakulteti Ekonomik
a.    Departamenti Financë Bankë
b.    Departamenti Administrim Biznesi
c.    Departamenti i Ekonomiksit
ii.    Fakulteti Juridik
a.    Departamenti i së Drejtës Penale
b.    Departamenti i së Drejtës Civile
c.    Departamenti i së Drejtës Publike

VENDOSI:

1.    Vendimit të Këshillit të Akreditimit Nr. 32, datë 27.03.2015 “Për riorganizimin e njësive kryesore të Institucionit të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”” i shtohen të dhënat për programet e studimit sipas njësive kryesore që ofrohen nga SHLUP “Luarasi”, si  më poshtë:
i.    Fakulteti Juridik
1.    Bsc Drejtësi
2.    MP Specialist/ Jurist në Administratën Publike
3.    MP Standardet Europiane për Policimin dhe Inteligjencën
4.    MP E Drejtë Bankare dhe Financiare
5.    MP E Drejtë Penale dhe të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut
6.    MSh E Drejtë Penale
7.    MSh E Drejtë Civile dhe Tregtare
8.    MSh E Drejtë Publike dhe Administrative
ii.    Fakulteti Ekonomik
1.    Bsc Ekonomiks
2.    Bsc Administrim Biznes
3.    Bsc Financë Bankë
4.    MP Marketing dhe Reklamë
5.    MP Kontabilitet
6.    MP Financë dhe Menaxhim Risku
7.    MSh Menaxhim Ekzekutiv
8.    MSh Bankat dhe Tregjet Financiare
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË