Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 334, datë 08.06.2012, Institucioni “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative, me profile: Politika sociale; Administratë publike; Qeverisje vendore”; “Master Profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profile: Studime mesdhetare; Studime europiane”; “Master Profesional në Administrim Biznesi”; “Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profile: Menaxhim turizmi; Menaxhim i pasurive të paluajtshme; Menaxhim arti; Menaxhim shëndeti; Menaxhim arsimi”; “Master i shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare”; “Master i shkencave në Shkenca Politike” dhe “Master i shkencave në Financë Bankë”, të Institucionit “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative, me profile: Politika sociale; Administratë publike; Qeverisje vendore”; “Master Profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profile: Studime mesdhetare; Studime europiane”; “Master Profesional në Administrim Biznesi”; “Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profile: Menaxhim turizmi; Menaxhim i pasurive të paluajtshme; Menaxhim arti; Menaxhim shëndeti; Menaxhim arsimi”; “Master i shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare”; “Master i shkencave në Shkenca Politike” dhe “Master i shkencave në Financë Bankë”, të Institucionit “Shkolla e Lartë Private Mesdhetare e Shqipërisë”, të kryer në periudhën Prill - Maj 2012, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për programin e studimit “Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative, me profil: Politika sociale”.
 Institucioni duhet të forcojë programet studimore në përputhje me kërkesat e tregut.
 Institucioni duhet të angazhojë personel akademik të mjaftueshëm për përmbushjen e misionit të tij.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.


Për programet e studimit “Master Profesional në Administrim Biznesi” dhe “Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative, me profil: Administratë publike”.
 Të shikohet në të ardhmen mundësia e rritjes së numrit të pedagogëve me kohë të plotë dhe me grada e tituj shkencore.
 Të realizohet përmirësimi dhe azhornimi i vazhdueshëm i programeve të këtyre profileve duke u bazuar në literaturat më bashkëkohore dhe të autorëve të njohur të vendit dhe botërorë;
 Të bëhet shumë promocion për tërheqjen në këto profile studimi të studentëve të rinj me rezultate të larta nga sistemi i studimeve Bachelor, me qëllim që të investohet shumë tek ata dhe të bëhen në të ardhmen lidera përkatësisht në fushat e administrim biznesit dhe të administratës publike;
 Të shihet mundësia që në semestrin e dytë të studimeve master të përfshihen të paktën dy lëndë me zgjedhje, praktikë e hasur në shumë universitete të njohura botërore;
 Të hartohet një plan të përgjithshëm strategjik 10-20 vjecar, dhe i detajuar në periudha afatmesme e afatshkurtra për zhvillimin e institucionit dhe për të parashikuar ndryshimet e ndryshme që mund të ndodhin e për t’i bërë ballë konkurencës së vazhdueshme nga universitete të tjera të vendit qofshin këto publike apo private.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.


Për programin e studimit “Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative, me profil: Qeverisje vendore”.
 Të punohet për thithjen e një kontigjenti të mjaftueshëm studentësh për realizimin me sukses të programit.
 Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë dhe të konsolidohen departmentet, qendra e vlerësimit të brendshëm, zyra e karrierës, etj.
 Të punohet më shumë për aplikimin e metodave të vlerësimit për tërheqjen e organizuar të vlerësimit të programeve nga vet studentët. Kontrolli i cilësisë duhet të kryhet në mënyrë sistematike për programin e studimit.
 Të plotësohen regjistrat dhe të instalohet një program për mbajtjen e të dhënave në sekretari.
 Të punohet për rritjen e vizibilitetit të Institucionit në tregun përkatës, për të rritur mundësitë për tërheqjen e studentëve me cilësorë dhe për krijimin e mundësisë për rivendosjen e kritereve përzgjedhëse.
 Të përditësohet dhe rritet informacioni për planet mësimore, të gjitha modulet, dhe aktivitetin shkencor. Faqja e internetit duhet të përditësohet dhe të jap më shumë informacion në lidhje me programet e studimit.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master Profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profil: Studime mesdhetare”.
 Të bëhet e mundur angazhimi i profesoriatit shqiptar me tituj akademikë.
 Të bëhet shumë përpjekje për tërheqjen në këtë program studimi të studentëve më cilësorë nga sistemi i studimeve Bachelor.
 Të realizohet përzgjedhja e studentëve që zotërojnë gjuhën angleze në nivelin e kërkuar për t’iu përshtatur mësimdhënies në këtë gjuhë dhe tregut të punës.
 Të rritet numri i moduleve.
 Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë.
 Të realizohet ngritja e një kampusi studentor me qëllim që Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë të kthehet në një institucion arsimor me karakter mbarëkombëtar, rajonal dhe më gjerë.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.


Për programin e studimit “Master Profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profil: Studime europiane”.
 Të plotësohen syllabuset e seminareve dhe ushtrimeve
 Të hartohet rregullorja e diplomës (modeli i suplimentit etj)
 Të plotësohet organika administrative
 Të merren masat për organizimin konkret të praktikës mësimore
 Të merren masa për përcaktimin e fushave ku mund të zhvillohen mikrotezat dhe të shpallen paraprakisht ato për tu njohur nga studentët
 Të shihet mundësia e aplikimit të ndonjë kriteri për gjuhën angleze para fillimit të studimit në programin e nivelit të dytë.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim turizmi”.
 Të përmirësohen programet mësimore për tu përshtatur me zhvillimin ekonomik dhe turistik të vendit.
 Të përmirësohen kurrikulat për të qenë në përputhje me emërtimin e diplomës.
 Të shtohen apo të zëvendësohen disa prej kurrikulave për ti shërbyer formimit të mirëfilltë të menaxhimit turistik.
 Të rritet numri i stafit të brendshëm apo të jashtëm, ose me status të ftuar të përgatitur në fushën e Menaxhim Turizmit.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim i pasurive të paluajtshme”.
 Institucioni të mendojë për një fushate të drejtë promovimi për këtë lloj program midis palëve të interesuara.
 Institucioni të fokusohet në ngritjen e kapaciteteve të personave që merren kryesisht me manaxhimin e pasurive të palujtshme.
 Të kryhet në mënyrë sistematike për të gjitha programet e studimit kontrolli i cilësisë duke përdorur reagime edhe nga studentët.
 Institucioni duhet të thellojë punën për të tërhequr personel shumë të kualifikuar në fushat specifike të programit të studimit të Manaxhimit të Pasurive të Palujtshme.
 Të realizohet në mënyrë elektronike për tu vënë në dispozicion për të gjithë studentët informacione për të gjitha planeve, eventet, materialet për të gjitha modulet dhe rezultatet individuale studimore.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.


Për programin e studimit “Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim arti”.
 Të vendoset në planin mësimor një numër orësh teorike formuese mbi artin për menaxherët e artit.
 Të merren masat për organizimin konkret të praktikës mësimore.
 Të merren masa për përcaktimin e fushave ku mund të zhvillohen mikrotezat dhe të shpallen paraprakisht ato për tu njohur nga studentët.
 Të shihet mundësia e aplikimit të ndonjë kriteri për gjuhën angleze para fillimit të studimit në programin e nivelit të dytë.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim shëndeti”.
 Të rishihet shpërndarja e lëndëve/moduleve/krediteve, literaturës bashkohore në lidhje me profilin e programit të studimit duke pasur parasysh profilin specifik të menaxhimit të shëndetit.
 Institucioni të fokusohet më shumë në rritjen e nivelit të kërkimit shkencor, të përfshijë më shumë studentët në të si detyrim që ka ky nivel studimesh.
 Të kualifikohet stafi akademik në drejtimin e menaxhimit të shëndetit si dhe të ndiqen politika rekrutimi në të ardhmen për më të specializuar.
 Të synohet rritja e nivelit të bashkëpunimit me grupet e interesit dhe sektorin shëndetsor.
 Të vendoset si kriter specifik për pranimin e studentëve në këtë program studimi, gjuha e huaj angleze si detyrim ligjor.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profil: Menaxhim arsimi”.
 Të plotësohet korniza rregullatore me rregulla për kërkimin shkencor, praktikën profesionale, për procedurën e diplomimit, për pronësinë inteketuale, për regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave të IAL-së, të studentëve dhe të personelit.
 Të plotësohet dokumenatacioni që orienton zhvillimin e IAL-së dhe të politikave të veçanta të tij si, dokumenti i planit strategjik të zhvillimit, dokumenti i politikës së kërkimit shkencor, dokumenti i politikës së sigurimit të brendshëm të cilësisë, dokumenti i praktikës profesionale, dokumenti i vlerësimit të studentëve.
 Të bëhet studimi i tregut në mënyrë që të sigurohet një numër më i madh i studentëve për të realizuar me eficiencë programin.
 Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë.
 Të institucionalizohet sistemi i sigurimit të brendshëm të cilësisë që të garantojë monitorimin dhe vlerësimin periodik të cilësisë në IAL.
 Të krijohet një sistem elektronik i të dhënave dhe të përmirësohet regjistrimi i të dhënave të shkuara nga Sekretaria mësimore.
 Të pasurohet faqja e internetit e IAL-së që të informojë dhe të garantojë transparencë për programin e studimit programit “Master Profesional në Menaxhim Biznesi me profil Menaxhim Arsimi” duke publikuar, planin mësimor, programet e lëndëve, rregulloren e studimeve, politikën e kërkimit, politikën e praktikës profesionale, politikën e vlerësimit, listën e personelit, temat e mikrotezave dhe listën e udhëheqësve, veprimtaritë shkencore në kuadrin e programit.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master i shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare”.
 Të ndërtohen disa aspekte të punës si “Zyra e Karrierës” dhe “Qendra e Kërkimit Shkencor.”
 Të sigurohet produkti konkret krahas marrëveshjeve të realizuara.
 Të azhornohet më mirë me qendra të specializuara të Mesdheut duke azhornuar me to punën dhe kërkimin shkencor.
 Të përmirësohet niveli i gjuhës angleze për studentët e pranuar në këtë program studimi.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
 Të mbajë në vemendje në vitin e dytë MA, praktikën dhe realizmin e tezës në mënyrë sa më serioze.
 Të sigurojë në kohën e duhur programet dhe kurrikulën e nivelit të doktoraturës.

Për programin e studimit “Master i shkencave në Shkenca Politike”.
 Institucioni duhet të forcojë programet studimore në përputhje me kërkesat e tregut.
 Institucioni duhet të angazhojë personel akademik të mjaftueshëm për përmbushjen e misionit të tij.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit “Master i shkencave në Financë Bankë”.
 Të shtohet numri i pedagogëve me kohë të plotë dhe realizohet plotësimi i mëtejshëm i strukturave përkatëse universitare si department.
 Të plotësohët shpërndarja e ngarkesës në auditor dhe emri i pedagogut në lëndën Metodat e kërkimit shkencor.
 Të ndryshohet literatura bazë në lëndën “Strategjitë e Marketingut bankar” dhe literatura e huaj e përmendur në program përfshin: Marketing Management dhe Foundation of Marketing.
 Të saktësohet emërtimi i lëndës “Menaxhimi Strategjik i Institucioneve Financiare” meqenëse programi flet më shumë për “Manaxhimin strategjik” në përgjithësi se sa për manaxhimin strategjik të Institucioneve financiare, duke saktësuar edhe titullarin e lëndës (E. Leskaj apo D. Salko).
 Të përmirësohet ose të ndryshohet programi i lëndës “Financat e korporatave” pasi duket se përsërit në një shkallë shumë të madhe “Drejtimin Financiar Ndërkombëtar”.
 Të saktësohet emri i pedagogut përgjegjës dhe literatura bazë për lëndën “Kontabiliteti Financiar – Standartet Ndërkombëtare”.
 Të mbahet parasysh që lënda “Metodat bashkëkohore të Analizës Financiare” të mos jetë e përfshirë në nivelin bachelor. Gjithashtu të mënjanohet mospërputhja e rrjetit të orëve sipas planit mësimor (3/3) me rrjetin e orëve të parashikuar në syllabusin përkatës (2/2).
 Të rregullohet plani mësimor, pasi lëndët “Menaxhimi Bankar” dhe “Kreditimi dhe Analiza e kredisë” kanë program të ngjashëm.
 Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Master Profesional në Shkenca Politike dhe Administrative, me profile:
a. Politika sociale
b. Administratë publike
c. Qeverisje vendore
të akreditohet.


Programi i Studimit: Master Profesional në Marrëdhënie Ndërkombëtare, me profile:
a. Studime mesdhetare
b. Studime europiane
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim Biznesi, me profile:
a. Menaxhim turizmi
b. Menaxhim i pasurive të paluajtshme
c. Menaxhim arti
d. Menaxhim shëndeti
e. Menaxhim arsimi
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i shkencave në Marrëdhënie Ndërkombëtare
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i shkencave në Shkenca Politike
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i shkencave në Financë Bankë
të akreditohet.

Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.