Për akreditimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Menaxhim Turizmi”; Bachelor në “Teknik i Lartë Laboratoresh Mjekësore”; Bachelor në “Menaxhim Biznesi”; Bachelor në “Informatikë e Zbatuar” dhe Bachelor në “Financë – Kontabilitet”, të Shkollës së Lartë Private “LOGOS”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Menaxhim Turizmi”; Bachelor në “Teknik i Lartë Laboratoresh Mjekësore”; Bachelor në “Menaxhim Biznesi”; Bachelor në “Informatikë e Zbatuar” dhe Bachelor në “Financë – Kontabilitet, të Shkollës së Lartë Private “LOGOS”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për Institucionin Shkolla e Lartë Private “LOGOS”.
1. Të prezantohet dhe të dokumentohet puna e sistemit të menaxhimit të cilësisë. Përdorimi i pyetësorëve (vlerësimi i lëndëve nga studentët) mund të përdoret në një mënyrë më konsistente. Duhet të përfshihen mekanizma të mjaftueshëm të reagimeve për të patur një shqyrtim të plotë të ciklit të cilësisë.
2. Aktivitetet e kërkimore të kryera nga vetë stafi me kohë të plotë duhet të përcaktohet dhe të mbështeten. Për këtë, në hulumtime nuk duhet të përfshihen vetëm botime në një reviste, por edhe aktivitete kërkimore reale nga vetë institucioni.
3. Cilësia dhe vlera akademike e mësimdhënies në ciklin e parë të studimeve - tashmë një hap më i madh në konsideratë me programet e mëparshme - dhe burimet e personelit për të siguruar këtë gjë duhet të jenë të konsoliduara përpara se të kërkohen ciklet e mëtejshme të studimit.
4. Burimet e biblotekës duhet të vlerësohen, zgjerohen dhe përditësuar në bazë të zhvillimit shkencor.
5. Duhet të forcohet bashkëpunimi me partnerët të tjerë jashtë fondacionit.
6. Pajisjet laboratorike duhet të përditësohen vazhdimisht, në përputhje me kërkesat reale industriale.
7. Të vendoset një zyrë karriere dhe shërbimesh për mbështetjen sistematike të studentëve për të ndikuar në rritjen e numrit të pranimit të studentëve.
Për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Turizmi”
1. Të punohet për thithjen e një kontigjenti të mjaftueshëm studentësh për realizimin me sukses të programit.
2. Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë dhe të krijohen strukturat përkatëse universitare si departmentet, qendra e vlerësimit të brendshëm, zyra e karrierës, etj.
3. Të punohet për hartimin e një metodologjie të shkruar për vlerësimin e ecurisë së programit të studimit.
4. Të punohet më shumë për përdorimin e metodave të tërthorta të vlerësimit për tërheqjen e organizuar të vlerësimit të programeve nga vet studentët.
5. Te rritet kapaciteti i shërbimeve ndihmëse.
6. Të plotësohen regjistrat dhe të instalohet një program për mbajtjen e të dhënave në sekretari.
7. Të punohet për rritjen e vizibilitetit të Institucionit në tregun përkatës, për të rritur mundësitë për tërheqjen e studentëve me cilësorë dhe për krijimin e mundësisë për rivendosjen e kritereve përzgjedhëse.
Për programin e studimit Bachelor në “Teknik i Lartë Laboratoresh Mjekësore”
1. Të vendoset sa më shpejtë në funksion bibloteka për studentët.
2. Të rritet numri i studentëve me tema për mbrojtjen e diplomës.
3. Të punohet më shumë për kontrata bashkëpunimi me Institucione publike të Arsimit të Larte si QSU “Nënë Tereza” dhe spitali jo publik “Hygea”, i cili ka volum pune e teknologji bashkëkohore ekzaminimesh laboratorike.
4. Të rregullohet rregjistri themelor duke u mbyllur me vijë të kuqe dhe numër rendor.
5. Të rritet numri i personelit akademik me kohë të plotë sipas kërkesave të Ligjit të Arsimit të Lartë.
Për programin e studimit Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
1. Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë dhe të krijohen strukturat përkatëse universitare si departmentet, etj.
2. Të rritet kapaciteti fizik i auditorëve dhe shërbimeve ndihmëse.
3. Të plotesohen regjistrat.
4. Të punohet për rritjen e vizibilitetit të Institucionit në tregun përkates, me qellim rritjen e mundësisë së tërheqjes së studentëve më cilësorë.
Për programin e studimit Bachelor në “Informatikë e Zbatuar”
1. Të rishikohen programet e lëndëve si: “Perpunim Teksti”;“Llogaritje të kompjuterizuara”; “Përpunim imazhesh”; “Bazat e ëeb design”; “Elementë të avancuar të ëeb design” pasi nuk kanë nivelin e duhur për ciklin e studimit bachelor.
2. Të rritet numri i personelit akademik me kohë të plotë.
3. Të rritet numri i personelit akademik me grada shkencore.
Për programin e studimit Bachelor në “Financë - Kontabilitet”
1. Të rritet numri i pedagogëve me kohë të plotë dhe të krijohen strukturat përkatëse universitare si departmentet, etj.
2. Të punohet për hartimin e një metodologjie të shkruar për vlerësimin e ecurisë së programit të studimit.
3. Të punohet më shumë për përdorimin e metodave të tërthorta të vlerësimit për tërheqjen e organizuar të vlerësimit të programeve nga vet studentët.
4. Te rritet kapaciteti fizik i auditorëve dhe i shërbimeve ndihmëse.
5. Të plotësohen regjistrat.
6. Të punohet për rritjen e vizibilitetit të Institucionit në tregun përkatës, për të rritur mundësitë për tërheqjen e studentëve me cilësorë dhe për krijimin e mundësisë për rivendosjen e kritereve përzgjedhëse.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Akreditimin Institucional të Shkollës së Lartë Private “LOGOS”.
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim Turizmi”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Teknik i Lartë Laboratoresh Mjekësore”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Menaxhim Biznesi”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Informatikë e Zbatuar”
të akreditohet.
Programi i Studimit: Bachelor në “Financë - Kontabilitet”
të akreditohet.
Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.