Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 339, datë 08.06.2012, Universiteti EPOKA

Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master i Shkencave në “Financë Bankë”; Master Profesional në “Financë Bankë”; Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike”; Master Profesional në “Inxhinieri Kompjuterike”; Master i Shkencave në “Studime Europiane”; Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi”; Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi me profile: Ixhinieritë e strukturave të ndërtimit; Menaxhim i ndërtimeve”; Master i Shkencave në “Arkitekturë”; Master Profesional në “Arkitekturë” dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, të “Universitetit EPOKA”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me Master i Shkencave “Financë Bankë”; Master Profesional “Financë Bankë”; Master i Shkencave “Inxhinieri Kompjuterike”; Master Profesional “Inxhinieri Kompjuterike”; Master i Shkencave në “Studime Europiane”; Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi”; Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi me profile: Ixhinieritë e strukturave të ndërtimit; Menaxhim i ndërtimeve”; Master i Shkencave në “Arkitekturë”; Master Profesional në “Arkitekturë” dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, të “Universitetit EPOKA”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për programet e studimit Master i Shkencave në “Financë Bankë” dhe Master Profesional në “Financë Bankë”.
1. Të përmirësohen programet aktuale të studimeve Master i Shkencave dhe Master Profesional në Financë- Bankë duke shtuar si lëndë të detyrueshme lëndët e formimit bazë ekonomik dhe lëndët që lidhen me raportimin financiar të besueshëm dhe me rolin e auditimit. Gjithashtu pjesë e programit të Masterit të Shkencave detyrimisht duhet të jenë metodat e kërkimit si lëndë më vete me qëllim që ky program të bëhet i konkurrueshëm në treg.
2. Rritja e numrit të studentëve, duhet të jetë gjithashtu edhe një nga pikësynimet kryesore të Universitetit. Të realizohet një fushatë sensibilizimi më e gjerë në shkollat e mesme, duke zhvilluar aktivitete të ndryshme me këta nxënës në ambientet e Institucionit dhe duke i treguar ç’ka ai ofron.
3. Të përmirësohet treguesit e të ardhurave për të rritur mbështetjen në burimet e veta dhe pakësuar varësin nga burimet jashtë universitetit.
4. Të përpiqet që të ofrojë programe studimi në Master më të specifikura, të ndryshme nga ato që ofron i gjithë tregu i arsimit të lartë.
5. Të hartohen strategji afatmesme dhe afatgjatë të universitetit, të specifikuara qartë, të cilat do të shërbenin për një vizion më të gjerë të punës së tyre.
6. Të rritet mbështetja financiare për stafin e ri për të ndjekur kualifikime afatgjata jashtë shtetit në fushën përkatëse të studimit, pasi me të rritet cilësia e aktivitetit mësimdhënës.
7. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programet e studimit Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike” dhe Master në Profesional “Inxhinieri Kompjuterike”.
1. Të harmonizohet më mirë orari dhe ngarkesa e mësimdhënies nga stafi akademik.
2. Të shikohet mundësia për ofrimin e mësimdhënies pjesërisht në gjuhën shqipe.
3. Të intensifikohen përpjekjet për rritjen e numrit të studentëve të pranuar, duke përdorur politika më efektive marketingu.
4. Numri i përgjithshëm i disiplinave, të jetë më i kufizuar dhe i fokusuar në disa drejtime kryesore, në mënyrë që studentët të jenë më komodë në gjetjen e vendeve te punës, sidomos në vendin tonë.
5. Për programin e studimit Master Profesional në Inxhinieri Kompjuterike me kohëzgjatje 1 vit dhe me 60 kredite ECTS, plani mësimor duhet strukturuar në mënyrë të tillë që të propozohen lëndë të detyrueshme në koherencë me orientimin e propozuar (për semestrin e parë) duke lënë lëndë me zgjedhje vetëm në semestrin e dytë.
6. Puna individuale e studentëve duhet të stimulohet gjatë zhvillimit të procesit mësimor, duke i dhënë përparësi orëve të veçanta të seminareve, prezantimeve me gojë dhe eseve të ndryshme.
7. Rekomandohet që të dhënat e perfituara nga KVAPC të analizohen dhe të bëhen pjesë më e drejtpërdrejtë e menaxhimit akademik dhe administrativ të IAL.
8. Një profilizim më i qartë i stafit akademik në fusha të caktuara në shërbim të rritjes së nivelit të mësimdhënies.
9. Të vazhdohet puna e nisur me bashkëpunimet brenda dhe jashtë duke insitucionalizuar ato me marrëveshje të qëndrueshme edhe në trojet shqiptare
10. Te rritet bashkëpunimi me ndërmarrjet prodhuese lider në drejtimet përkatese si brenda vendit ashtu edhe në rajon.
11. Të hartohen programe të plota të kërkimit shkencor dhe të zgjerohet pjesmarrja në projekte kërkimi në funksion të ekonomisë shqiptare.
12. Literatura shkencore vendase dhe e huaj në bibliotekë është e nevojshme të zgjerohet si nga larmia ashtu edhe nga tirazhi.
13. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.



Për programin e studimit Master i Shkencave në “Studime Europiane”.
1. Të angazhohet staf akademik që të zotërojë në mënyrën e duhur edhe gjuhën shqipe, krahas asaj të huaj.
2. Të angazhohen profesoriat shqiptar me tituj akademikë.
3. Të realizohet përzgjedhja e studentëve më cilësorë.
4. Të realizohet përzgjedhja e studentëve që zotërojnë gjuhën angleze në nivelin e kërkuar për t’iu përshtatur mësimdhënies në këtë gjuhë.
5. Të bëjet shtimi i moduleve në gjuhën shqipe.
6. Të rritet numri i personelit akademik të brendshëm.
7. Të ngrihet një kampusi studentor, me qëllim që Universiteti EPOKA të kthehet në një institucion arsimor me karakter mbarëkombëtar, rajonal dhe më gjerë.
8. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programet e studimit Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi” dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi me profile: Ixhinieritë e strukturave të ndërtimit; Menaxhim i ndërtimeve”.
1. Të përsoset kërkimi shkencor dhe të zgjerohet baza e materialeve të kërkimeve.
2. Të forcohet përzgjedhja e studentëve që zotërojnë gjuhën angleze në nivele të kenaqshme.
3. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programet e studimit Master i Shkencave në “Arkitekturë” dhe Master Profesional në “Arkitekturë”.
1. Të vazhdohet me punën profesionale në fushën e kërkimit shkencor në Arkitekurë e në zhvillimin urban;
2. Të vazhdohet me perkushtim përzgjedhja e studentëve me nivel dhe me qëllim vazhdimin e perfeksionimit të tyre profesional dhe akademik.
3. Të vazhdohet në perfeksionimin profesional me qëllim rritjen konkuruese në treg për të bërë të mundur rritjen e profesionistëve në fushën e arkitekturës.
4. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Për programin e studimit Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”.
1. Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.
2. Të dokumentohet më mirë auditimi i jashtëm financiar lidhur me programin MND në Administrim Biznesi.
3. Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve në programin MND në Administrim Biznesi.
4. Të sigurohet që studentët e këtij programi studimit duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:


Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Financë Bankë”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në “Financë Bankë”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Kompjuterike”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në “Inxhinieri Kompjuterike”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Studime Europiane”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në “Inxhinieri Ndërtimi”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Inxhinieri Ndërtimi” me profile:
a. Ixhinieritë e strukturave të ndërtimit
b. Menaxhim i ndërtimeve
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Arkitekturë”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master Profesional në “Arkitekturë”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”
të akreditohet.



Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.