Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 34, datë 05.05.2015 MBI RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI””

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 34, datë 05.05.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E NJËSIVE KRYESORE TË INSTITUCIONIT TË ARSIMIT TË LARTË “SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE PRIVATE “LUARASI””


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit paraprak të riorganizimit institucional me elementët:

a)      Institucioni i Arsimit të lartë/Universiteti: Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”

b)      Fakultetet:Fakultetit Ekonomik dhe Fakulteti i Drejtësisë

c)      Departamentet:

     i.            Fakulteti Ekonomik

a.       Departamenti Financë Bankë

b.      Departamenti Administrim Biznesi

c.       Departamenti i Ekonomiksit

   ii.            Fakulteti i Drejtësisë

a.       Departamenti i së Drejtës Penale

b.      Departamenti i së Drejtës Publike dhe Administrative

c.       Departamenti i se Drejtës Private dhe Civile

VENDOSI:

1.      Institucioni i Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi”, i përmbush standardet shtetërore të cilësisë për riorganizimin institucional të tij në dy njësitë kryesore, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Drejtësisë.

2.      Për sa më sipër, KA jep vlerësim përfundimtar pozitiv dhe i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit të miratoj riorganizimin institucional të Institucionit të Arsimit të Lartë “Shkolla e Lartë Universitare Private “Luarasi” në dy njësi kryesore, Fakulteti Ekonomik dhe Fakulteti i Drejtësisë.

3.      Programet e studimit sipas dy njësive kryesore, jepen si më poshtë:

a.       Fakulteti i Drejtësisë
i.      Bsc në Drejtësi
ii.      MP në Specialist/ Jurist në Administratën Publike
iii.      MP në Standardet Europiane për Policimin dhe Inteligjencën
iv.      MP në E Drejtë Bankare dhe Financiare
v.      MP në E Drejtë Penale dhe të Drejtat Ndërkombëtare të Njeriut
vi.      Msc në E Drejtë Penale
vii.      Msc në E Drejtë Civile dhe Tregtare
viii.      Msc në E Drejtë Publike dhe Administrative

b.      Fakulteti Ekonomik
i.      Bsc në Ekonomiks
ii.      Bsc në Administrim Biznes
iii.      Bsc në Financë Bankë
iv.      MP në Marketing dhe Reklamë
v.      MP në Kontabilitet
vi.      MP në Financë dhe Menaxhim Risku
vii.      Msc në Menaxhim Ekzekutiv
viii.      Msc në Bankat dhe Tregjet Financiare

4.      Vendimi i Këshillit të Akreditimit Nr. 23, datë 31.01.2015 dhe Vendimi i Këshillit të Akreditimit Nr. 33, datë 27.03.2015, shfuqizohen.