Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 340, datë 08.06.2012, Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Pavarsia”.

Për akreditimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Inxhinieri Informatike”; Bachelor në “Ekonomi”; Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Shkenca Politike”, të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Pavarsia”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin Institucional dhe Programeve të Studimit që përfundojnë me Bachelor në “Inxhinieri Informatike”; Bachelor në “Ekonomi”; Bachelor në “Drejtësi”; Bachelor në “Shkenca Politike”, të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Pavarsia”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi Institucioni dhe programet e studimit, i përmbushin objektivat formues, por ka edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:

Për Institucionin Shkolla Private e Arsimit të Lartë “Pavarsia”.
1. Institucioni të formulojë një strategji të zhvillimit duke përfshirë edhe prioritetet e politikave të bashkëpunimit. Kjo strategji mund të përdoret si një udhëzues themelor për zhvillimin e ardhshëm të Institucionit.
2. Të përcaktohen programe studimore prioritare për të qartësuar misionin e Institucionit.
3. Të formulohen në mënyrë më të detajuar objektivat e programeve të studimit. Përshkrimi i moduleve duhet të sigurohet në faqen e internetit të Institucionit.
4. Të merret në konsideratë përfshirja në planin e programit të studimit, lëndë si “Mëso të mësosh”, “Aftësi për vetë-studim” dhe “Shkrim akademik”.
5. Të përmirësohet transparenca e procesit të pranimit të studentëve duke vendosur kritere të sakta si notë minimale nga Matura shtetërore dhe dokumenta të tjera si një letër motivimi.
6. Pyetësori i vlerësimit për nxënësit gjithashtu duhet të ofrojë mundësinë për të komentuar dhe jo vetëm të shënohet.
7. Të hartohet një strategji zhvillimi.
8. IAL duhet të kërkojë në mënyrë aktive (p.sh. nga reklama në pesë gazetat më të rëndësishme; ose publikime në faqen e internetit) personel akademik me një diplomë shkencore.
9. Të rritet numri i stafit akademik me kohë të plotë sa më shpejt të jetë e mundur për të arritur 70% të mësimdhënies totale.
10. Të llogariten ECTS për secilin modul bazuar në ngarkesën e punës. Kjo mund të realizohet në bazë të ngarkesës së punës vlerësuar nga ana e pedagogëve, ndërsa në një fazë të dytë studentët duhet të kërkojnë vlerësimin e ngarkesës së punës së tyre. Kjo mund të përfshihet në vlerësimin e modulit.
11. Të sigurohen mjetet për të nxitur krijimin e grupeve kërkimore sa më shpejt të jetë e mundur. Gjithashtu duhet të përcaktohen prioritetet kërkimore shkencore për Institucionin, duke marrë parasysh nevojën për llogari të veçantë të ekonomisë lokale. Të bëhet një përpjekje e madhe për të realizuar aktivitete kërkimore, shkëmbim stafi akademik, ndërtimin e qendrave kërkimore, mbështetje stafit për të marrë pjesë në konferenca, dhe hartimi i një listë botimesh (kombëtare dhe ndërkombëtare, etj.
12. Të ndërtohet një sistem për të mbajtur të dhëna për punësimin e të diplomuarve të saj.
13. Të instalohet një strukturë për një politikë të magazinimit, mirëmbajtjes dhe zhvillimit të trashëgimisë të saj akademike, kulturore dhe shkencore.
14. Të publikohet në faqen e internetit numri i studentëve për çdo program studimi të ofruar nga ky Institucion.

Për programin e studimit Bachelor në “Inxhinieri Informatike”
1. Të kualifikohet stafi në mënyrë që të gjitha lëndët të kenë lektor me të paktën gradën “Doktor”.
2. Të rekrutohet staf akademik me eksperiencë.

Për programin e studimit Bachelor në “Ekonomi”
1. Të shikohet me përparësi përfshirja e stafit të brendshëm të kualifikuar në organizimin e këtij programi studimi
2. Të plotësohen syllabuset ku literatura ndihmëse mungon dhe mbështeten vetëm në literaturë bazë.
3. Universiteti duhet të krijojë bashkëpunime të menjëhershme me IAL vendase për shkëmbim pedagogësh me grada dhe tituj shkencor, në mënyrë që të mbuloj më mirë dhe me cilësi këtë program studimi.
4. Institucioni duhet të ketë në prioritetet dhe strategjitë afatmesme, kërkimin shkencor, në mënyrë që të kompletojë stafin akademik të brendshëm në proceset e ndryshme të kualifikimit.
5. Të përmirësohet biblioteka e cila ka mangësi në literaturë të huaj sidomos në gjuhën angleze dhe aksesi i një biblioteke elektronike përdorimi i së cilës aktualisht nuk egziston.

Për programin e studimit Bachelor në “Drejtësi”
1. Të komplementohet stafi akademik, me pedagoge të brendësh dhe me tituj dhe grada.
2. Të realizohet një studim real i tregut të punës, në funksion të punësit të ardhëshëm të studentëve.
3. Të hartohet një raport financiar që përmban një pasqyrë të hollësishme financiare të të ardhurave nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare për studentët ose ndarjen e burimeve financiare.
4. Të realizohet një auditim financiar nga ana e Institucionit dhe të njihet me të stafi akademik, administrativ, dhe studentët.
5. Të ngrihet dhe të funksionojë një bibliotekë bashkëkohore, në funksion të nevojave të studentëve dhe të rifreskohet me literaturë bashkëkohore vendase dhe të huaj.



Për programin e studimit Bachelor në “Shkenca Politike”
1. Të përfshhet një lëndë për historinë politik dhe institucionale të Shqipërisë në programin e studimit të Shkencave Politike.
2. Stafi akademik të plotësojë sa më parë proceset kualifikuese të doktoratës.
3. Programi ka nevojë për përmirësim sidomos në stafin mësimdhënës me titujt e gradat përkatëse.
4. Të tregohen me mirë synimet dhe qëllimi i programit të studimit të Shkencave Politike si dhe forma e përmbushjes si në parashikueshmëri dhe në produktivitet.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Akreditimin Institucional të Shkollës Private të Arsimit të Lartë “Pavarsia”.

Programi i Studimit: Bachelor në “Inxhinieri Informatike”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Bachelor në “Ekonomi”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Bachelor në “Drejtësi”
të akreditohet.

Programi i Studimit: Bachelor në “Shkenca Politike”
të akreditohet.



Zj. Anila Hoda; Z.Vladimir Nika; Zj. Edlira Late dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.