Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 342, datë 13.07.2012, Universiteti EPOKA

Për riorganizimin e Programeve të Studimit Diplomë i Nivelit të Parë (DNP) në Bachelor (B.Sc.) të “Universitetit EPOKA”.
1. FINANCË - BANKË
2. EKONOMIKS
3. ADMINISTRIM BIZNESI

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 313 datë 16.03.2012, të riorganizimit të programeve të studimit, të kërkuar nga “Universiteti EPOKA”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Riorganizimi i Programit të studimit, Bachelor në “Financë - Bankë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: IAL në të ardhmen të ketë parasysh që titullarët e lëndëve të zoterojnë së paku gradën shkencore Doktor.

2. Riorganizimi i Programit të studimit, Bachelor në “Ekonomiks”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: IAL në të ardhmen të ketë parasysh që titullarët e lëndëve të zoterojnë së paku gradën shkencore Doktor.

3. Riorganizimi i Programit të studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin: IAL në të ardhmen të ketë parasysh që titullarët e lëndëve të zoterojnë së paku gradën shkencore Doktor.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Financë - Bankë
miratohet i riorganizuar

Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomiks
miratohet i riorganizuar

Programi i Studimit: Bachelor në Administrim Biznesi
miratohet i riorganizuar

Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.