Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 345, datë 13.07.2012, Albanian University

Për Programin e Studimit të Ciklit të Parë që përfundon me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INXHINIERI ELEKTRIKE

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. INFERMIERI KIRURGJIKALE

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor në “Inxhinieri Elektrike” dhe Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, të kërkuara nga “Albanian University”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Inxhinieri Elektrike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
 Të saktësohet zhvillimi i praktikave, veçanërisht programi në përputhje me diplomën e kërkuar Bachelor.
 Të plotësohen numri i CV që mungojnë për të bërë të mundur vlerësimin e këtij programi studimi.
 Të parashikohet personeli ndihmës pasi ai luan një rol të dukshëm në zhvillimin e këtij programi studimi, që nga mësimdhënia dhe deri tek orët e praktikave mësimore.
 Të përcaktohen disa kërkesa për pranimin e studentëve në përputhje me normat dhe ligjin në fuqi të Arsimit të Lartë.
 Të parashikohen mjedise të funksionimit administrativ, të zhvillimit të procesit mësimor, të praktikave dhe punëve laboratorike si dhe ambjente sociale për studentët dhe pedagogët, për zhvillimin normal të këtij programi studimi.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Infermieri Kirurgjikale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri Elektrike
të hapet

Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri Kirurgjikale
të hapet


Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.