Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 349, datë 13.07.2012, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan

Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. FIZIOTERAPI
2. ADMINISTRIM BIZNESI DHE INXHINIERI

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc) në:
1. INFERMIERI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Fizioterapi”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtet e mëposhtme, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilave jep vlerësim përfundimtar:
Kushtet:
 Të përcaktohet forma e studimit në këtë program.
 Të paraqiten marrëveshjet e bashkëpunimit me Institucionet bashkëpunuese.
 Të bëhet modularizimi i lëndëve dhe të shprehet numri i provimeve.
 Të sillen (në përputhje me numrin e krediteve) syllabuset e lëndëve/moduleve si dhe CV e personelit Akademik
 Të jepen të dhëna për personelin ndihmës për praktikën profesionale.
 Të paraqiten jo vetëm në rregullore kriteret e pranimit të studentëve.
 Të riorganizohet brenda kritereve shpërndarja e disiplinave në programin mësimor
 Për çdo program studimi të ciklit të parë, veprimtaritë e domosdoshme për t’u ndjekur duhet të grupohen në veprimtaritë formuese nga A në F dhe duhet të kenë ngarkesën në ECTS si më poshtë:
 Të rishikohet konvertimi i ngarkesës mësimore (në përputhje me udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5). Ngarkesa mësimore e ndarë sipas formave të mësimdhënies në orë/kredite.
 Institucioni duhet të paraqesë në mënyrë të ndarë ngarkesën mësimore sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë/modul.
 Aktivitetet mësimore të paraqitura duhet të shoqërohen me orët përkatëse në auditor dhe jashtë auditorit.

2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Administrim Biznesi dhe Inxhinieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
 Të realizohet grupimi i qartë i moduleve të integruara (të shprehet jo vetëm me nëndarjet majtas dhe nurmin e krediteve djathtas);
 Të plotësohen të gjithë syllabuset e lëndëve.
 Të paraqiten të dhëna të qarta për Institucionet ku do të kryhen praktikat mësimore profesionale dhe punimi studimor për mikrotezën.
 Të jepen të dhëna të qarta për kriteret e udhëheqësve të mikrotezës.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: Bachelor në Administrim Biznesi dhe Inxhinieri
të hapet

Programi i Studimit: Master i Shkencave në Infermieri
të hapet

Institucioni aplikues Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, për programin e studimit Bachelor në “Fizioterapi”, pasi të ketë plotësuar kushtet e mësipërme për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.



Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.