Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. ARSIMIN PARASHKOLLOR DHE FILLOR
2. PSIKOLOGJI KËSHILLIMI DHE PEDAGOGJI
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MENAXHIM ARSIMOR, PLANIFIKIM DHE ZHVILLIM I KURRIKULËS
2. PËRKTHIM DHE INTERPRETIM
3. PSIKOLOGJI KËSHILLIMI DHE PEDAGOGJI
4. GJUHË DHE LETËRSI TURKE
5. GJUHË DHE LETËRSI ANGLEZE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Jopublike “Hëna e Plotë” (Bedër), bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Arsimin Parashkollor dhe Fillor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Menaxhim Arsimor, Planifikim dhe Zhvillim i Kurrikulës”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Përkthim dhe Interpretim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
6. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Turke”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
7. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Gjuhë dhe Letërsi Angleze”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Arsimin Parashkollor dhe Fillor
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Menaxhim Arsimor, Planifikim dhe Zhvillim i Kurrikulës
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Përkthim dhe Interpretim
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Psikologji Këshillimi dhe Pedagogji
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Turke
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Gjuhë dhe Letërsi Angleze
të hapet
Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.