Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 354, datë 13.07.2012, Shkolla e Lartë Private “ILLYRIA”

Për akreditimin e Programit të Studimit që përfundon “Drejtësi (4 vite akademike)”, të Shkollës së Lartë Private “ILLYRIA”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programit të Studimit që përfundon me “Drejtësi (4 vite akademike)”, të Shkollës së Lartë Private “ILLYRIA”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.

Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programi i studimit, i përmbush objektivat formues, por ka edhe mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim

REKOMANDON:
 Institucioni duhet të përmirësojë dhe konsolidojë performancën financiare të tij.
 Të hartohet një plan biznesi i qartë, për një projektim afatmesëm, për të kuptuar se cila është pritshmëria reale e tendencës financiare të institucionit.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit: “Drejtësi (4 vite akademike)”
të akreditohet.


Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.