Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master i Shkencave në Menaxhim Bankar”; “Master i Shkencave në Adminstrim Binzesi”; “Master Profesional në Psikologji Klinike” dhe “Master i Shkencave në Psikologji Klinike”, të “Albanian University”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master i Shkencave në Menaxhim Bankar”; “Master i Shkencave në Adminstrim Binzesi”; “Master Profesional në Psikologji Klinike” dhe “Master i Shkencave në Psikologji Klinike”, të “Albanian University”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit “Master i Shkencave në Menaxhim Bankar”.
Të shtohet numri i stafit akademik me kohë të plotë, me tituj dhe grada shkencore, të angazhuar në programin MSc në Menaxhim Bankar.
Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.
Të synohet realizimi i auditimit të jashtëm financiar lidhur me programet master, pëfshirë programin MSc në Menaxhim Bankar.
Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve në programin MSc në Menaxhim Bankar.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit “Master i Shkencave në Adminstrim Binzesi”.
Të shtohet numri i stafit akademik me kohë të plotë, me tituj dhe grada shkencore, të angazhuar në programin MSc në Administrim Biznesi.
Të kryhen studime më të argumentuara shkencore mbi nevojat e tregut të punës në të ardhmen e afërt në Shqipëri.
Të synohet realizimi i auditimit të jashtëm financiar lidhur me programet master, pëfshirë programin MSc në Administrim Biznesi.
Të raportohen në mënyrë më të detajuar treguesit e efiçencës së shfrytëzimit të fondeve, veçanërisht të përftuara nga tarifat e studentëve në programin MSc në Administrim Biznesi.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programet e studimit “Master i Shkencave në Psikologji Klinike” dhe “Master Profesional në Psikologji Klinike”
Për programet e studimit “Master i Shkencave në Psikologji Klinike” dhe “Master Profesional në Psikologji Klinike”
Të përmirësohet ambjenti i biblotekës.
Praktika mësimor për programin e studimit të Master Profesional të jetë më e prekshme në terren.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i shkencave në Menaxhim Bankar
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i shkencave në Adminstrim Binzesi
Programi i Studimit: Master i shkencave në Adminstrim Binzesi
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master i shkencave në Psikologji Klinike
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master Profesional në Psikologji Klinike
të akreditohet.
Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.