Për akreditimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master Profesional në Administrim Biznesi me profile: Shërbime Bankare dhe Financiare; Marketing dhe Menaxhim Operacionesh; Financë Kontabilitet; Lidership dhe Menaxhim burimesh njerëzore”; Master Profesional në Shkenca Juridike me profile: E Drejtë Biznesi; E Drejtë Publike” dhe Master Profesional në “Shkenca Politike me profil: Administrim Publik”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Marin Barleti”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi vlerësimin e Programeve të Studimit që përfundojnë me “Master Profesional në Administrim Biznesi me profile: Shërbime Bankare dhe Financiare; Marketing dhe Menaxhim Operacionesh; Financë Kontabilitet; Lidership dhe Menaxhim burimesh njerëzore”; Master Profesional në Shkenca Juridike me profile: E Drejtë Biznesi; E Drejtë Publike” dhe Master Profesional në “Shkenca Politike me profil: Administrim Publik”, të Shkollës së Lartë Universitare Private “Marin Barleti”, mbështetur në raportin e vetëvlerësimit, raportin e vlerësimit të jashtëm, në raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, jep vlerësimin përfundimtar Pozitiv, pasi janë në përputhje me standardet, kërkesat ligjore institucionale dhe akademike në fuqi.
Këshilli i Akreditimit vëren se në përgjithësi programet e studimit, i kanë përmbushur objektivat e tyre formues, por kanë edhe disa mangësi në realizimin tërësor dhe me cilësi të procesit të formimit të studentëve dhe pajisjes së tyre me dijet dhe shprehitë e nevojshme dhe për këtë qëllim
REKOMANDON:
Për programin e studimit “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil: Shërbime Bankare dhe Financiare”.
Të realizohet përmirësimi i menjëhershëm i raportit pedagog i brendshëm/ pedagog i jashtëm.
Fakulteti/Departamenti duhet të shoh me përparësi përfshirjen e stafit të brendshëm të kualifikuar në organizimin e këtij programi studimi.
Të rishikohen disa syllabuse në mënyrë që literatura bazë apo ndihmëse të jenë të up-datuara sipas kërkesave bashkohore .
Të rishikohet rregullorja e provimeve, ku provimet të mos korrigjohen të pa sekretuara dhe vetëm nga një pedagog i cili është titullar i lëndës.

Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit “Master Profesional në Administrim Biznesi me profile: Marketing dhe Menaxhim Operacionesh; Lidership dhe Menaxhim burimesh njerëzore”.
Të krijohen mundësia për akses në biblioteka elektronike për të siguruar suport për kërkim shkencor cilësor.
Të përmirësohet raporti pedagog efektiv/pedagoge të jashtëm.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit “Master Profesional në Administrim Biznesi me profil: Financë Kontabilitet”.
Të realizohet përmirësimi i menjëhershëm i raportit pedagog i brendshëm/ pedagog i jashtëm.
Fakulteti/Departamenti duhet të shoh me përparësi përfshirjen e stafit të brendshëm të kualifikuar në organizimin e këtij programi studimi.
Të rishikohen disa syllabuse në mënyrë që literatura bazë apo ndihmëse të jenë të up-datuara sipas kërkesave bashkohore .
Të rishikohet rregullorja e provimeve, ku provimet të mos korrigjohen të pa sekretuara dhe vetëm nga një pedagog i cili është titullar i lëndës.
Institucioni duhet të ketë në prioritetet dhe strategjitë e tij afatmesme, kërkimin shkencor, në mënyrë që të kompletojë stafin akademik të brendshëm në proceset e kualifikimit në mënyrë që brenda një kohe të shkurtër ky staf të përfshihet në procesin e mësimdhënies.
Të synohet botimi i një reviste/buletini shkencor si edhe të aplikohen mënyra nxitëse ndaj stafit për botime shkencore dhe aktivitete shkencore si seminare dhe konferenca për gjallërimin e jetës shkecore si edhe ngritjes nga kjo edhe të kualifikimit e cilësisë së mësimdhënies.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil: E Drejtë Biznesi”.
Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
Të ofrohet një larmishmëri më e madhe e lëndëve që lidhen me institute të rëndësishme të së drejtës ekonomike në përgjithësi dhe tregtare në veçanti.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit “Master Profesional në Shkenca Juridike me profil: E Drejtë Publike”.
Të rritet numri i personelit akademik efektiv.
Të rritet larmishmëria e lëndëve të ofruara në këtë program studimi në përshtatje me fushën e këtij programi.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Për programin e studimit “Master Profesional në Shkenca Politike me profil: Administrim Publik”.
Në të ardhmen të shihet nga UMB mundësia e rritjes së numrit të pedagogëve me kohë të plotë dhe me grada e tituj shkencorë sepse kjo gjë do ta ndihmonte atë të plotësonte standardet lidhur me numrin e pedagogëve me kohë të plotë e të krijonte një profil të plotë të sajin (aktualisht 55% e pedagogëve janë me kohë të plotë për programin MP Shkenca Politike me profil administrim publik, pra nuk e plotëson këtë standard; problem nga i cili vuajnë shumica dërrmuese e universiteteve private në Shqipëri);
Për MP Shkenca Politike me profil Administrim Publik, të shihet mundësia që në semestrin e dytë të studimeve master të përfshihen të paktën dy lëndë me zgjedhje, praktikë e hasur në shumë universitete të njohura botërore;
Të bëhet shumë promocion për tërheqjen në këto profile studimi të studentëve të rinj me rezultate të larta nga sistemi i studimeve Bachelor, me qëllim që të investohet shumë tek ata dhe të bëhen në të ardhmen lidera përkatësisht në fushën e administrimit publik;
Të pasurohet biblioteka me libra të autorëve te njohur të vendit dhe të huaj dhe të bëhen abonime në libraritë elektronike të universiteteve të njohura të huaja.
Duhet vënë theksi në përmirësimin dhe azhornimin e vazhdueshëm të programeve të këtyre profileve duke u bazuar në literaturat më bashkëkohore dhe të autorëve të njohur të vendit dhe botërorë.
Të sigurohet që studentët e këtij programi studimi duhet të japin në përfundim dhe provimin e gjuhës angleze, mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Shkenca Politike me profil: Administrim Publik
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master Profesional në Shkenca Juridike me profile:
a. E Drejtë Publike
b. E Drejtë Biznesi
të akreditohet.
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi me profile:
a. Shërbime Bankare dhe Financiare
b. Marketing dhe Menaxhim Operacionesh
c. Lidership dhe Menaxhim burimesh njerëzore
d. Financë Kontabilitet
të akreditohet.
Z. Emil Lamani; Z. Shyqyri Llaci dhe Z. Ilir Bozgo nuk ishin të pranishëm në këtë mbledhje.