VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 366, datë 17.09.2012
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. INXHINIERI INDUSTRIALE
2. INXHINIERI SOFTUERIKE
3. ADMINISTRIM BIZNESI
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
4. INXHINIERI INDUSTRIALE
5. INXHINIERI SOFTUERIKE
6. ADMINISTRIM BIZNESI
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 330 datë 08.06.2012, të Programeve të reja të studimit Master Profesional dhe Master i Shkencave, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Instituti Kanadez i Teknologjisë”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programeve të reja të studimit, Master Profesional në “Inxhinieri Industriale” dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Industriale”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin e mëposhtëm: I gjithë dokumentacioni i dosjes, përfshirë syllabuset e programeve të studimit të hartohen edhe në gjuhën shqipe.
2. Përmbajtja e Programeve të reja të studimit, Master Profesional në “Inxhinieri Softuerike” dhe Master i Shkencave në “Inxhinieri Softuerike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimin e mëposhtëm: I gjithë dokumentacioni i dosjes, përfshirë syllabuset e programeve të studimit të hartohen edhe në gjuhën shqipe.
3. Përmbajtja e Programeve të reja të studimit, Master Profesional në “Administrim Biznesi” dhe Master i Shkencave në “Administrim Biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
- Të cilësohet gjuha në të cilën do të zhvillohen këto programe (dokumentacioni i dosjes paraqitet pjesërisht në shqip dhe pjesërisht në anglisht).
- Të plotësohet lista e personelit akademik me titujt shkencor konkretë të tyre si Dr/Prof.dr/Prof.as.
- Në disa raste të bëhet më e dallueshme diferenca midis të njëjtës lëndë për dy programet e ndryshme studimi
- Të rishikohet shpërndarjeve e lëndëve sipas pedagogëve (1 pedagogë në disa raste të ketë 2-3 lëndë në dy programet e studimit).
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri Industriale
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Inxhinieri Softuerike
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Industriale
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Inxhinieri Softuerike
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Administrim Biznesi
të hapet
DREJTORI
AVNI MESHI