Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 37 datë 11.09.2009 - Universiteti “Eqerem Çabej”

KËSHILLI I AKREDITIMIT

VENDIM
Nr. 37 datë 11.09.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. ARKEOLOGJI DHE ADMINISTRIM I PASURIVE ARKEOLOGJIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në: “Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike”, të kërkuar nga Fakulteti i Edukimit dhe Shkencave Shoqërore, Universiteti “Eqerem Çabej” Gjirokastër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Përbashkët e Nivelit të Dytë në “Arkeologji dhe Administrim i Pasurive Arkeologjike” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT