VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 371, datë 17.09.2012
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1. BIZNES
2. MENAXHIM
3. EDUKIM FIZIK DHE SPORTE
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. SOCIOLOGJI ZHVILLIMI, me profile:
a. Zhvillim social komunitar
b. Zhvillim ekonomik dhe studim tregu
2. PSIKOLOGJI LIGJORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Master Profesional, të kërkuara nga Shkolla e Lartë Universitare Private “Marin Barleti”, Tiranë, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Biznes”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
- Të jepet më i plotë emërtimi i programit të studimit në përputhje me standardet e IAL të tjera (psh dega të emërtohet Administrim Biznes pasi të gjithë specializimet mund të përfshihen brenda këtij emërtimit të përgjithshëm).
- Plani mësimor të përfshij emërtimet konkrete të lëndëve të tabelave shoqëruese të profilizimeve.
- IAL të plotësojë të gjitha të dhënat në lidhje me stafin akademik. IAL duhet të jap të saktë angazhimin e pedagogëve të jashtëm dhe efektivë bazuar në kriterin 2 të Standardit III.1.
- Të plotësohen të gjitha të dhënat në lidhje me stafin administrativ.
- Të rishikohet angazhimi i titullarëve të lëndëve të pedagogëve që nuk kanë gradën shkencore Doktor.
- Të reflektohen në planin mësimor ndryshime për orët në auditor për temën e diplomës dhe veprimtaritë formuese mbështetur në Udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5.
- Të plotësohen të dhënat në lidhje me standardin V.2 (Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik).
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Menaxhim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
- Për programet e studimit ’Bsc Biznes” dhe ”Bsc Menaxhim” mund të ofrohet si degë Administrim Biznesi (nisur nga fakti se Viti i Parë akademik është i përbashkët me profilizime në disa fusha pasi të tëra profilizimet kanë të përbashkët fjalën Administrim Biznesi).
- Të propozohet një program studimi në Administrim Biznesi me profilizim në vitin e dytë dhe të tretë.
- Të plotësohen të gjitha të dhënat në lidhje me stafin akademik. Të paraqiten të dhëna të sakta për angazhimin e pedagogëve të jashtëm dhe efektivë bazuar në kriterin 2 të Standardit III.1.
- Të plotësohen të gjitha të dhënat në lidhje me stafin administrativ.
- Të rishikohet angazhimi i titullarëve të lëndëve të pedagogëve që nuk kanë gradën shkencore Doktor.
- Të reflektohen në planin mësimor ndryshime për orët në auditor për temën e diplomës dhe veprimtaritë formuese mbështetur në Udhëzimin 15 MASH/2008, shtojca 1, pika 5.
- Të plotësohen të dhënat në lidhje me standardin V.2 (Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik).
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Edukim fizik dhe sporte”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
- Të rishikohet emërtimi i programit të studimit në Bachelor në Shkencat Sportive për të patur një term më të plotë dhe më të përshtatshëm në këtë kontekst.
- Të shkëputet lënda e “Dietologjisë” nga moduli i biokimisë në vitin e parë, të emërtohet “Të ushqyerit në aktivitet fizik e sport” dhe ti bashkohet modulit të mjekësisë sportive në vitin e tretë.
- Të mos përfshihet lënda e “Gazetarisë sportive” në organikën e këtij programi studimi.
- Të përfshihen në program lëndë apo tema të veçanta në lëndët ekzistuese të cilat të garantojnë përfitimin e kompetencave të përgjithshme, specifike dhe të transferueshme të synuara, të tilla si koncepte dhe aspekte praktike të menaxhimit të projekteve dhe aftësi për shkruar dhe zbatuar projekte, raporte, etj.
- Të specifikohen më qartë dhe konkretisht fushat e përafërta.
- Të parashikohet një listë e institucionet eventuale apo të synuara, në funksion edhe të përgatitjes së terrenit për punësimin e ardhshëm të studentëve.
- Të paraqiten bazuar dhe nga eksperiencat e mëparshme, të dhëna mbi bashkëpunime apo marrëveshje paraprake.
5. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Psikologji ligjore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Biznes
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Menaxhim
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Edukim Fizik dhe Sporte
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Sociologji zhvillimi, me profile:
a. Zhvillim social komunitar
b. Zhvillim ekonomik dhe studim tregu
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Psikologji Ligjore
të hapet
DREJTORI
AVNI MESHI