Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 374, datë 17.09.2012, Shkolla e Lartë Private “Universiteti POLIS”

VENDIM
I
KËSHILLIT TË AKREDITIMIT
Nr. 374, datë 17.09.2012
Për ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Private “Universiteti POLIS”.

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për ndryshimin e statusit juridik Shkollës së Lartë Private “Universiteti POLIS”, të kërkuar me shkresë me Nr. 4177/1, datë 30.07.2012 dhe duke patur parasysh dispozitat e Ligjit Nr. 9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, neni 5, neni 41, neni 42, arrin në përfundim se:

Struktura e riorganizuar me njësitë kryesore si dhe njësitë bazë për çdo njësi kryesore (Universiteti me Fakultetet përkatëse dhe çdo Fakultet me Departamentet përkatëse) deklarohet si më poshtë:

1.    FAKULTETI I ARKITEKTURË DHE DIZAJNIT:
  • Departamenti i Arkitekturës dhe Dizajnit
  • Departamenti i Shkencave të Aplikuara dhe Humane
  • Njësia kërkimore e Dizajnit

2.    FAKULTETI I PLANIFIKIMIT, MJEDISIT DHE MENAXHIMIT URBAN:
  • Departamenti i Planifikimit dhe Mjedisit
  • Departamenti i Menaxhimit Urban
  • Njësia kërkimore e Habitatit

3.    INSTITUTI KËRKIMOR SHKENCOR (IKSH):
  • Co-Plan (Instituti për zhvillimin e Habitatit), partneritet
  • Metro_Polis (Studio projektimi Arkitektonik dhe Urban), partneritet
  • Njësia e Publikimeve Polis_PRESS
  • Njësia e kërkimit dhe Kualifikimit Shkencor

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Ndryshimin e statusit juridik të Shkollës së Lartë Private “Universiteti POLIS” në “Universiteti POLIS”.

DREJTORI
AVNI MESHI