KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 379, datë 26.10.2012
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. ETIKA NË INSTITUCIONE DHE LIDERSHIP
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”, të kërkuar nga Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Etika në Institucione dhe Lidership”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv, me sugjerimet e mëposhtme:
- Të rregullohen përsëritjet e njohurive dhe në mënyrë të veçantë e temave të ligjërimit dhe të komunikimit sidomos tek syllabuset “Elementët dhe modulet e komunikimit Publik “, “Komunikimi Politik” dhe “Komunikimi në institucione”.
- Të plotësohet me objektivat teorike dhe praktike si dhe me metodologjinë e mësimdhënies, syllabusi i lëndës “Etika e Mjedisit dhe biotika” si dhe “Etika në Administratë dhë në Biznes”
- Të përmirësohet kualifikimi i tre prej personelit akademik që gëzojnë titullin Master.
- Të paraqiten të dhëna për marrëveshjet e bashkëpunimit.
- Të rishikohet emërtimi i programit të studimit.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Etika në Institucione dhe Lidership
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT