REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 38,datë05.05.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “KOMUNIKIM DIZAJN” DHE BACHELOR NË “SOCIOLOGJI - ANTROPOLOGJI SOCIALE”TËUNIVERSITETITEUROPIAN TË TIRANËS
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr.424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportet e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programet e studimit, Bachelor në “Komunikim Dizajn”dhe Bachelor në “Sociologji - Antropologji Sociale”, me elementët si më poshtë: a) Emërtimi i programit:Bachelor në “Komunikim Dizajn”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 452, datë 14.09.2011
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite/6 semestra
g) Kredite (ECTS): 180 ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip
j) Statusi i diplomës: Vetëm nga “Universiteti Europian i Tiranës”që përfundon me diplomëBachelornë “Komunikim Dizajn”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
a) Emërtimi i programit: Bachelor në “Sociologji - Antropologji Sociale”
b) Cikli i studimit: Cikli i parë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 408, datë 22.08.2011
d) Institucioni që e ofron: Universiteti Europian i Tiranës
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Shkencave Sociale dhe të Edukimit
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra
g) Kredite (ECTS): 180 ECTS
h) Forma e studimit: Me kohë plotë
i) Gjuha e studimeve: Shqip
j) Statusi i diplomës: Vetëm nga Universiteti Europian i Tiranës që përfundon me diplomëBachelornë “Sociologji - Antropologji Sociale”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6
VENDOSI:
1. Programi i studimit Bachelor në “Komunikim Dizajn”, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë.Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2. Programi i studimit Bachelor në “Sociologji – Antropologji Sociale”, i përmbush plotësisht “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të parë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.
3. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Komunikim Dizajn”me elementët e mësipërm, të akreditohet.
4. Mbështetur në sa më sipër, Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Bachelor në “Sociologji – Antropologji Sociale” me elementët e mësipërm, të akreditohet.