Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 415, datë 11.01.2013, “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 415, datë 11.01.2013
 
Për riorganizimin e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe të Edukimit në Fakultetin e Shkencave dhe Humaniteteve, pranë Institucionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”.
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e Fakultetit të Ekonomisë, Drejtësisë, Shkencave Sociale dhe të Edukimit në Fakultetin e Shkencave dhe Humaniteteve, pranë Institutcionit të Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
 
·        Struktura e re e kërkuar nga Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”, përbëhet nga:
1.   Fakulteti i Shkencave dhe Humaniteteve:
a.    Departamenti i Drejtësisë
b.    Departamenti i Ekonomisë
c.    Departamenti i Shkencave komjuterike
d.   Departamenti i Shkencave shoqërore dhe Edukimit
Kusht: Emërtimi i Fakultetit të Shkencave dhe Humaniteteve të ndryshohet në Fakulteti i Shkencave Humane.
 
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Institucioni:                               Fakulteti i Shkencave Humane, Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Shkolla e Lartë Amerikane e Tiranës”
miratohet i riorganizuar
 
 
BARDHYL MUSAI
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT