Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 419, datë 11.01.2013, University of New York, Tirana

KËSHILLI I AKREDITIMIT
 
 
VENDIM
 
Nr. 419, datë 11.01.2013
 
Për riorganizimin e strukturës së “University of New York, Tirana”.
 
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e strukturës së “University of New York, Tirana””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
 
·        Struktura e re e kërkuar nga “University of New York, Tirana, përbëhet nga:
1.   Fakulteti i Ekonomisë:
a.    Departamenti i Administrim Biznesi
b.    Departamenti i Ekonomiksit dhe Financës
c.    Qendra e parashikimeve ekonomike
 
2.   Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale:
a.    Departamenti i Shkencave kompjuterike
b.    Departamenti i Shkencave humane dhe sociale
c.    Qendra e studimeve sociale
 
3.   Instituti për kërkim të avancuar
 
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 
Institucioni:                               Fakulteti i Ekonomisë, University of New York, Tirana
miratohet i riorganizuar
 
Institucioni:                               Fakulteti i Drejtësisë, Artit dhe Shkencave Sociale, University of New York, Tirana”
miratohet i riorganizuar
 
Institucioni:                               Instituti për kërkim të avancuar, University of New York, Tirana”
miratohet i riorganizuar
 
BARDHYL MUSAI
 
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT