VENDIM
Nr. 434, datë 03.05.2013
Për riorganizimin e strukturave të Universitetit “Albanian University”.
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi relacionin “Për riorganizimin e strukturave të Universitetit “Albanian University””, bazuar në raportin e vlerësimit të Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë, bazuar në kriteret dhe standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këto përfundime:
· Struktura e re e kërkuar nga Universitetit “Albanian University””, përbëhet nga:
- Fakulteti i Shkencave Mjekësore:
b. Departamenti i Farmacisë
c. Departamenti i Infermierisë dhe Fizioterapisë
d. Klinika universitare
e. Qendër Kërkimore
- Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive
b. Departamenti i Elektronikës
c. Qendra kërkimore
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Institucioni: Fakulteti i Shkencave Mjekësore, Universiteti “Albanian University””
miratohet i riorganizuar
Institucioni: Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive, Universiteti “Albanian University””
miratohet i riorganizuar
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT