Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 443, datë 03.05.2013 SHLUP "Aldent"

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 443, datë 03.05.2013

 
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë Universitare Specializimi në:

1.   STOMATOLOGJI, me profile:

a.    Kirurgji orale

b.    Ortodonti
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin e Programit të ri të studimit, Diplomë Universitare Specializimi, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Jo Publike, "Aldent", bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.    Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Diplomë Universitare Specializimi në “Stomatologji, me profile: Kirurgji orale; Ortodonti”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                                   Diplomë Universitare Specializimi në Stomatologji, me profile: Kirurgji orale; Ortodonti

                                                                të hapet 

 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT