Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 448, datë 03.05.2013 SHLUP “Universiteti Kristal”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 448, datë 03.05.2013


Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   KUJDES PALIATIV DHE GERIATRIK

2.   LABORANT MJEKËSOR

3.   SHKENCA LIGJORE

 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:

1.   LABORANT MJEKËSOR

 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i arteve të bukura (Ma) në:

1.   HISTORI ARTI

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Master i Shkencave, Master Profesional dhe Master i arteve të bukura, të kërkuar nga SHLUP “Universiteti Kristal”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

 

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Kujdesi paliativ dhe geriatrik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Laborant mjekësor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

3.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Shkenca Ligjore”, përmbush pjesërisht standardet e cilësisë dhe për këtë arsye vendos kushtin e mëposhtëm, pas plotësimit dhe verifikimit të të cilit jep vlerësim përfundimtar:

Të paraqiten të gjitha marrëveshjet e mundshme që Institucioni mund të ketë me Gjykatat, Prokurorinë, Dhomën e Avokatise dhe Administratën shtetërore.

 

4.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Laborant mjekësor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

5.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i arteve të bukura në “Histori Arti”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Kujdesi paliativ dhe geriatrik

                                                       të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në Laborant mjekësor

                                                       të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Laborant mjekësor

                                                       të hapet

 

Programi i Studimit:                          Master i arteve të bukura në Histori Arti

                                                       të hapet
 

Institucioni aplikues SHLUP “Universiteti Kristal”, për programin e studimit: Master i Shkencave në “Shkenca Ligjore”, pasi të ketë plotësuar kushtin e mësipërm për këtë program studimi, të njoftojë zyrtarisht Këshillin e Akreditimit, i cili, pas verifikimit, do të rifillojë procedurën për vlerësimin e programit të mësipërm.

 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT