Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 45 datë 27.10.2009 - Universiteti “Luigj Gurakuqi”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 45 datë 27.10.2009

Për vlerësimin e Programit të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Diplomë e Nivelit të Dytë (DND) në:
1. BIOLOGJI MJEDISORE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programin e Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në: Biologji Mjedisore, kërkuar nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Diplomë e Nivelit të Dytë në “Biologji Mjedisore”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar vlerësim Pozitiv me sugjerime:
· Të rishikohet literatura e detyrueshme për të gjitha modulet me zgjedhje të propozuara
· Të ripunohet përmbajtja e modulit me zgjedhje “Elemente të thelluara të gjenetikës së popullatave”; të sillet në nivelin e thelluar të një programi të ciklit të dytë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë e Nivelit të Dytë në “Biologji Mjedisore” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT