KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 452, datë 03.05.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc.) në:
1. INXHINIERI ELEKTRIKE DHE ELEKTRONIKE
2. INXHINIERI MEKATRONIKE
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:
1. MESUES I ARSIMIT FILLOR
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. MENAXHIM PER TRANSPORT, TRAFIK DHE SIGURI NË RRUGË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor, Master i Shkencave dhe Master Profesional, të kërkuar nga Shkolla e Lartë Universitare Private, “Universiteti Planetar i Tiranës”, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Inxhinieri elektrike dhe elektronike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Inxhinieri mekatronike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Mësues i arsimit fillor”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
4. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Menaxhim për transport, trafik dhe siguri në rrugë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri elektrike dhe elektronike
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Inxhinieri mekatronike
të hapet
Programi i Studimit: Master i Shkencave në Mësues i arsimit fillor
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Menaxhim për transport, trafik dhe siguri në rrugë
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT