KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 46 datë 27.10.2009
Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master të Nivelit të Parë (MNP) në:
1. MENAXHIM, me drejtim: a) MENAXHIM BIZNESI, b) MARKETING
2. POLITIKA DHE ADMINISTRIM, me drejtim: a) ADMINISTRIM PUBLIK, b) ADMINISTRIM FINANCIAR, c) DREJTIM TURIZMI
3. EKONOMI – BIZNES, me drejtim: a) DREJTIM I SME - VE, b) FINANCË - BANKË
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Master i Nivelit të Parë në: Menaxhim, me drejtim: a) Menaxhim Biznesi, b) Marketing; Politika dhe Administrim, me drejtim: a) Administrim Publik, b) Administrim Financiar, c) Drejtim Turizmi; Ekonomi – Biznes, me drejtim: a) Drejtim i SME – ve, b) Financë – Bankë, të kërkuara nga Fakulteti i Ekonomisë dhe Administrimit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim”, me drejtim: a) Menaxhim Biznesi, b) Marketing, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht plotësimin e mangësive si më poshtë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Politika dhe Administrim”, me drejtim: a) Administrim Publik, b) Administrim Financiar, c)Drejtim Turizmi, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht plotësimin e mangësive si më poshtë.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Master i Nivelit të Parë në “Ekonomi – Biznes”, me drejtim: a) Drejtim i SME – ve, b) Financë – Bankë, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin pozitiv me kusht plotësimin e mangësive si më poshtë.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Menaxhim”, me drejtim: a) Menaxhim Biznesi, b) Marketing të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Politika dhe Administrim”, me drejtim: a) Administrim Publik, b) Administrim Financiar, c) Drejtim Turizmi të hapet.
Programi i Studimit: Master i Nivelit të Parë në “Ekonomi – Biznes”, me drejtim: a) Drejtim i SME – ve, b) Financë – Bankë, të hapet.
Para miratimit, rekomandojmë që Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës, të reflektojë në këto vërejtje:
1-Të angazhohen më shumë pedagogë në mësimdhënie për një rishpërndarje më të mirë të ngarkesës dhe për të ulur numrin e lëndëve që mbulon një pedagog.
2- Të synohet një raport më i drejtë ndërmjet stafit të brendshëm dhe pedagogëve të jashtëm të angazhuar në favor të të parit.
3-Literatura e syllabuseve të përmbajë edhe literaturë në gjuhën shqipe në lëndët, për të cilat ajo është e disponueshme. Gjithashtu, programet duhet të paraqiten të gjitha në gjuhën shqipe.
4- Të përmirësohet më tej raporti ndërmjet leksioneve dhe seminareve në favor të formimit praktik të studentëve.
KËSHILLI i AKREDITIMIT