KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 460, datë 03.05.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Parë që përfundojnë me Bachelor (B.Sc) në:
1. EKONOMI DHE AGROBIZNES, me profil:
a. Ekonomiks i aplikuar
2. EKONOMI DHE AGROBIZNES, me profil:
a. Informatikë biznesi
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. ARKITEKTURË PEISAZHI
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimet për hapjen e Programeve të reja të studimit Bachelor dhe Master Profesional, të kërkuar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës, bazuar në raportet e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomi dhe Agrobiznes, me profil: Ekonomiks i aplikuar”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Bachelor në “Ekonomi dhe Agrobiznes, me profile: Informatikë biznesi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
3. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Arkitekturë peisazhi”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi dhe Agrobiznes, me profil: Ekonomiks i aplikuar
të hapet
Programi i Studimit: Bachelor në Ekonomi dhe Agrobiznes, me profil: Informatikë biznesi
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Arkitekturë peisazhi
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT