Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 462, datë 03.05.2013 Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 462, datë 03.05.2013
 

Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Doktoraturë (Dr) në:

1.   SHKENCA INFERMIERORE, me profile:

a.    Infermieri

b.    Mami

c.    Fizioterapi

d.   Logopedi

e.    Teknikë laboratori

f.     Teknikë imazherie
 

Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Doktoraturë, të kërkuar nga Universiteti i Mjekësisë, Tiranë, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Doktoraturë në “Shkenca Infermierore, me profile: Infermieri; Mami; Fizioterapi; Logopedi; Teknikë laboratori; Teknikë imazherie”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
 

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

 

Programi i Studimit:                          Doktoraturë në Shkenca Infermierore, me profile: Infermieri; Mami; Fizioterapi; Logopedi; Teknikë laboratori; Teknikë imazherie
                                                       të hapet

 
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT