KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 464, datë 03.05.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:
1. INFERMIERI
2. EDUKIM
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi ankesën për VKA Nr. 409 datë 11.01.2013, të Programeve të reja të studimit, Master Profesional, të kërkuara nga Institucioni i Arsimit të Lartë Privat “Nëna Mbretëreshë Geraldinë”, Burrel, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Infermieri”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
2. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Edukim”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Infermieri
të hapet
Programi i Studimit: Master Profesional në Edukim
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT