Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 477, datë 03.05.2013 SHLUP “Universiteti Amerikan i Tiranës”

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 477, datë 03.05.2013

Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master i Shkencave (M.Sc.) në:

1.   DREJTËSI, me profile:

a.    E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane

b.    Ligji në teknologjitë e Informacionit, Media dhe Komunikacioni

c.    E Drejtë Ndërkombëtare Biznesi

d.   E Drejtë bankare dhe Rregullim Financiar

e.    E Drejtë Tregtare dhe e Koorporatave

f.     Drejtësi Penale dhe Kriminologji
 

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 391 datë 26.10.2012, të Programit të ri të studimit, Master i Shkencave të kërkuar nga Shkolla e Lartë Private “Universiteti Amerikan i Tiranës”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane; Ligji në teknologjitë e Informacionit, Media dhe Komunikacioni; E Drejtë Ndërkombëtare Biznesi; E Drejtë bankare dhe Rregullim Financiar; E Drejtë Tregtare dhe e Koorporatave; Drejtësi Penale dhe Kriminologji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
 

Programi i Studimit:                          Master i Shkencave në “Drejtësi, me profile: E Drejtë Ndërkombëtare dhe Europiane; Ligji në teknologjitë e Informacionit, Media dhe Komunikacioni; E Drejtë Ndërkombëtare Biznesi; E Drejtë bankare dhe Rregullim Financiar; E Drejtë Tregtare dhe e Koorporatave; Drejtësi Penale dhe Kriminologji”

                                                          të hapet 

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT