Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 49 datë 27.10.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 49 datë 27.10.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (DR) në:
DR në SHKENCA KOMUNIKIMI me drejtime: 1.KOMUNIKIM INFORMIM, 2. KOMUNIKIM MASIV
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë Shkenca Komunikimi me drejtim: a) Komunikim Informim, b) Komunikim Masiv; të kërkuar nga Fakulteti i Histori Filologjisë, Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Shkenca Komunikimi”, me drejtime: a) Komunikim Informim; b) Komunikim Masiv, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Shkenca Komunikimi” me drejtime: a) Komunikim Informim; b) Komunikim Masiv të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT