KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 517, datë 18.07.2013
Për Programin e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundon me Master Profesional (MP) në:
1. ADMINISTRIM BIZNESI, me profile:
a. Sipërmarrje dhe inovacion
b. Pasuritë e paluajtshme
c. Marketing dhe strategji
Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 496 datë 03.06.2013, të Programit të ri të studimit, Master Profesional, të kërkuar nga “Universiteti POLIS”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Administrim Biznesi, me profile: Sipërmarrje dhe inovacion; Pasuritë e paluajtshme; Marketing dhe strategji”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Master Profesional në Administrim Biznesi, me profile:
a. Sipërmarrje dhe inovacion;
b. Pasuritë e paluajtshme;
c. Marketing dhe strategji
të hapet
BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT