Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 518, datë 18.07.2013 Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 518, datë 18.07.2013
Për Programet e Studimit të Ciklit të Dytë që përfundojnë me Master Profesional (MP) në:

1.   MEKATRONIKË
2.   SHËNDET PUBLIK

Këshilli i Akreditimit, pasi rishqyrtoi propozimin për plotësimin e kushteve të lëna në VKA Nr. 451 datë 03.05.2013 dhe VKA Nr. 495 datë 03.06.2013, të Programeve të reja të studimit, Master Profesional, të kërkuar nga SHLUP “Vitrina”, bazuar në raportin e vlerësimit në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim se:

1.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Mekatronikë”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv me sugjerimin:
Të rishikohet edhe njëherë mundësia për të krijuar që në këtë moment bashkëpunime me institucione brenda dhe jashtë vendit për të krijuar më shumë fleksibilitet në shkëmbimet akademike.
2.   Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Master Profesional në “Shëndet Publik”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.

Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Mekatronikë
                                                         të hapet

Programi i Studimit:                          Master Profesional në Shëndet Publik
                                                         të hapet

BARDHYL MUSAI
KRYETAR I KËSHILLIT TË AKREDITIMIT