KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 538, datë 08.05.2014
Për Programin e Studimit të Ciklit të Tretë që përfundon me Diplomë Universitare Specializimi në:
1. MJEKËSI TRANSFUZIVE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për hapjen e Programit të ri të studimit Diplomë Universitare Specializimi, të kërkuar nga Fakulteti i Mjekësisë, Universiteti Mjekësor i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik dhe në përmbajtje, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve si edhe bazuar në standardet për këto programe studimi, arrin në këtë përfundim:
1. Përmbajtja e Programit të ri të studimit, Diplomë Universitare Specializimi në “Mjekësi Transfuzive”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin Pozitiv.
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, Vendim Nr.424, datë 02.6.2010 “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë” dhe Vendim Nr.368, datë 14.4.2011 “Për disa shtesa dhe ndryshime në Vendimin Nr. 424, Datë 2.6.2010, të Këshillit të Ministrave “Për Miratimin e Rregullores për Sistemin e Akreditimit, Organizimin dhe Veprimtarinë e Institucioneve të Sigurimit të Jashtëm të Cilësisë”, të ndryshuar”, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Diplomë Universitare Specializimi në Mjekësi Transfuzive
Kohëzgjatja: 2 vite akademike
ECTS: 120
Forma e studimit: Kohë e plotë
të hapet
KËSHILLI i AKREDITIMIT