Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 54 datë 09.11.2009 - Universiteti i Tiranës

KËSHILLI I AKREDITIMIT
VENDIM
Nr. 54 datë 09.11.2009

Për vlerësimin e Programeve të Studimit të Ciklit të Tretë që përfundojnë me Doktoraturë (DR) në:
1. DR në ANALIZË DHE ALGJEBËR
2. DR në METODAT PROBABILITARE, STATISTIKE DHE METODAT E ANALIZËS NUMERIKE
Këshilli i Akreditimit, pasi shqyrtoi propozimin për Programet e Reja të Studimit, Doktoraturë në: Analizë dhe Algjebër; Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike të kërkuara nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës; Universiteti i Tiranës, bazuar në raportin e vlerësimit teknik, raportimin e Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të Lartë për procedurën e vlerësimit dhe respektimin e kritereve, bazuar në standardet shtetërore të cilësisë, arrin në këtë përfundim:
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Analizë dhe Algjebër”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që:
1. Të shihet mundësia e bashkëpunimit më të gjërë me stafe akademike të universiteteve të vendit ose të huaj si dhe bashkëpunime me specialistë të kualifikuar të institucioneve publike apo private.
2. Të shihet mundësia e trajtimit të një ose dy disiplinave me karakter aplikativ që mbështeten funksionalisht në trajtime teorike të thelluara të këtij programi.
· Përmbajtja e Programit të Ri të Studimit, Doktoraturë në “Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike”, përmbush standardet e cilësisë dhe për këtë arsye jep vlerësimin përfundimtar pozitiv me kusht që:
1. Të shihet mundësia e zvëndësimit e personelit akademik me kualifikimin master me personel me kualifikim shkencor më të lartë.
2. Të shihet mundësia që drejtimi “Metodat e analizës numerike”, të jetë drejtim i programit të doktoratës “Analizë dhe Algjebër”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në kompetencën që i jep Ligji Nr 9741, datë 21.5.2007, Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë, i ndryshuar, VKM Nr. 303, datë 1.7.1999, për Krijimin e Sistemit të Akreditimit në Arsimin e Lartë, i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës:
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Analizë dhe Algjebër” të hapet.
Programi i Studimit: Doktoraturë në “Metodat Probabilitare, Statistike dhe Metodat e Analizës Numerike” të hapet.

 

KËSHILLI i AKREDITIMIT