REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 54, datë 29.06.2015
PËR
AKREDITIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË DYTË, MASTER PROFESIONAL NË EDUKIM, ME PROFILE “MËSIMDHËNIA DHE TË NXËNIT” DHE “ADMINISTRIM I ARSIMIT”, TË ShLUJ “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”
Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 424, datë 02.6.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar dhe mbështetur në procedurën e ndjekur nga APAAL, raportin e vlerësimit të brendshëm dhe të jashtëm si dhe dokumentacionin mbështetës, për programin e studimit, Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit”, me elementët si më poshtë:
a) Emërtimi i programit: Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit”
b) Cikli i studimit: Cikli i Dytë
c) Vendimi i hapjes/licencimit: Urdhër i Ministrit të Arsimit dhe Shkencës Nr. 549, datë 11.11.2011
d) Institucioni që e ofron: ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
e) Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Drejtësisë dhe i Shkencave Sociale e Politike
f) Kohëzgjatja (Vite/semestra): 1.5 vite*
g) Kredite (ECTS): 60 ECTS*
h) Forma e studimit: Me kohë të pjesshme*
i) Programi i studimit ofrohet: Vetëm nga ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”
j) Statusi i diplomës: Diplomë Master Profesional në Edukim, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit”
k) Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 7
VENDOSI:
1. Programi i studimit Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit” e ShLUJ “Universiteti Marin Barleti”, i përmbush “Standardet shtetërore të cilësisë” për akreditimin e programit të studimit të ciklit të dytë. Për këtë arsye, Këshilli i Akreditimit vendos të japë vlerësimin përfundimtar pozitiv.
2. Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit që, programi i studimit, Master Profesional në “Edukim”, me profile “Mësimdhënia dhe të Nxënit” dhe “Administrim i Arsimit” me elementët e mësipërm, të akreditohet.
3. Institucioni të pasurojë literaturën në funksion të këtij programi edhe me manuale të mirënjohura në shkencat e edukimit në nivel Europian dhe duhet të përfshijë më shumë studentët në veprimtari konkrete dhe organet vendimmarrëse.