Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë

VENDIM Nr. 55, datë 29.06.2015 MBI RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “TEKNOLOGJI E PRODHIMIT BIMOR” NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI AGRONOMIKE”, TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KËSHILLI I AKREDITIMIT TË ARSIMIT TË LARTË
VENDIM
Nr. 55, datë 29.06.2015
MBI
RIORGANIZIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË, BACHELOR NË “TEKNOLOGJI E PRODHIMIT BIMOR” NË PROGRAMIN E STUDIMIT TË CIKLIT TË PARË BACHELOR NË “INXHINIERI AGRONOMIKE”, TË UNIVERSITETI “FAN S. NOLI” KORÇË


Këshilli i Akreditimit, bazuar në Ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Vendimin Nr. 424, datë 02.06.2010 “Për miratimin e rregullores për sistemin e akreditimit, organizimin dhe veprimtarinë e institucioneve të sigurimit të jashtëm të cilësisë” i ndryshuar, mbështetur në procesin dhe rezultatet e vlerësimit, shqyrtoi riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Teknologji e Prodhimit Bimor” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Inxhinieri Agronomike”, ky i fundit me elementët:

a)      Emërtimi i programit: Bachelor në “Inxhinieri Agronomike”

b)      Cikli i studimit: Cikli i Parë

c)      Vendimi i hapjes/licencimit: VKM Nr. 615, datë 11.06.2009

d)     Institucioni që e ofron: Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

e)      Fakulteti përgjegjës: Fakulteti i Bujqësisë

f)       Kohëzgjatja (Vite/semestra): 3 vite / 6 semestra

g)      Kredite (ECTS): 180 ECTS

h)      Forma e studimi: me kohë të plotë

i)        Programi i studimit ofrohet nga: Vetëm nga Universiteti “Fan S. Noli”, Korçë

j)        Diploma që lëshohet: Diplomë Bachelor në “Inxhinieri Agronomike”

k)      Niveli i diplomës në kuadrin e Kornizës Shqiptare të kualifikimeve: Niveli 6

VENDOSI:

1.      Vlerësimin pozitiv për riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Teknologji e Prodhimit Bimor” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Inxhinieri Agronomike”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë.

2.      Këshilli i Akreditimit i rekomandon Ministrit të Arsimit dhe Sportit, riorganizimin e programit të studimit Bachelor në “Teknologji e Prodhimit Bimor” në programin e studimit të ciklit të parë Bachelor në “Inxhinieri Agronomike”, të Universitetit “Fan S. Noli”, Korçë, me elementët e mësipërm.